LAJMI I FUNDIT:

Çmimet që u dhanë në Berlinale

Çmimet që u dhanë në Berlinale

Festivali i Filmit në Berlin mbyll siparin. Filmi “Synonymes” i regjisorit izraelit Navid Lapid, rrëmbeu “Ariun e Artë” në Berlinale. Çmimi i Madh i Jurisë shkoi për “Grâce à Dieu” të Franccois Ozonit. Ndërsa, Ariu i Argjendtë për skenarin më të mirë të Roberto Savianos

Edicioni i 69-të i Festivalit të Kinemasë në Berlin është mbyllur me një ceremoni në të cilën kinemaja evropiane ka shkëlqyer, kjo edhe falë bashkëpunimeve të frytshme me vende të tjera, si në rastin e filmit fitues të çmimit “Ariu i artë”, “Synonymes” të Nadav Lapid. Në qendër të filmit është një i ri izraelit, i cili përpiqet që të shtyp origjinën e tij, pas shpërnguljes për në Paris.


Çmimi i Madh i Jurisë shkoi për një tjetër titull të ambientuar në Francë, “Grâce à Dieu” të Franccois Ozonit. Teksa tërhiqte trofeun, regjisori shprehu admirimin e tij për luftën e ndërmarrë nga ish- viktimat e pedofilisë që kanë frymëzuar filmin e tij.

Ariu i argjendtë për skenarin më të mirë shkoi për një shkrimtar të cilit puna i shërbeu si bazë për shumë histori të njohura kinematografike për kinemanë napoletane: Roberto Saviano (autori i “Gomorras”), për skenarin “La paranza dei bambini të Claudio Giovannesi, e shkruar në bashkëpunim me regjisorin Maurizio Braucci, dhe bazuar në një nga romanet e tij.

Çmimi për Aktoren më të Mirë shkoi për Yong Mei, ndërsa si Aktori më i Mirë u përzgjodh Wang Jingchun, të dy protagonistë  të filmit “So Long, My son” të regjisorit Wang Xiao-shuai.

Gjatë mbrëmjes pati një homazh edhe për aktorin zviceran Bruno Ganz. Salla nderoi edhe drejtorin në ikje Dieter Kosslick, për 10 vite punë në krye të Berlinales.

Fituesit e çmimeve të edicionit të 69-të të Festivalit të Berlinit janë:

Ariu i Artë për filmin më të mirë

“Synonymes” – Nadav Lapid (Francë/Izrael/Gjermani)

Ariu i Argjendtë  – Çmimi i madh i jurisë

“Grâce à Dieu” – François Ozon (Francë/Belgjik)

Ariu i Argjendtë – Çmimi Alfred Bauer

“System Crasher” – Nora Fingscheidt (Gjermani)

Ariu i Argjendtë për regjisorin më të mirë

Angela Schanelec – “I Was at Home, But” (Gjermani/Serbi)

Ariu i Argjendtë për aktoren më të mirë

Yong Mei – “So Long, My Son” (Kinë)

Ariu i argjendtë për Aktorin më të Mirë

Wang Jingchun – “So Long, My Son”

Ariu i Argjendtë për skenarin më të mirë

Maurizio Braucci, Claudio Giovannesi, Roberto Saviano – “La paranza dei bambini” (Itali)

Ariu i Argjendtë për kontributin më të mirë artistik

Rasmus Videbæk për fotografinë në filmin ““Out Stealing Horses””

Dokumentari më i mirë

“Talking About Trees” – Suhaib Gasmelbari (Francë/Sudan/Gjermani/Katar/Ccad)

Çmimi për veprën e parë më të mirë

“Oray” – Mehmet Akif Büyükatalay (Gjermani)

Ariu i artë për filmin më të mirë të shkurtër

“Umbra” – Florian Fischer, Johannes Krell (Gjermani)

Ariu i argjendtë – Çmimi i jurisë për filmin e shkurtër

“Blue Boy” – Manuel Abramovich (Argjentinë/Gjermani)

Çmimi “Audi Short Film”

“Rise” – Bárbara Wagner, Benjamin de Burca (Brazil/SHBA/Kanada) /Shqiptarja/