LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës rriten lehtë

Çmimet e naftës  rriten lehtë

Çmimet e naftës u regjistruan me rritje gjatë sesionit të së enjtes, në pritje të samitit të OPEC-ut dhe prodhuesve të tjerë jashtë organizatës.

Samiti që zhvillohet sot pritet të prodhojë një marrëveshje të re të shkurtimit të prodhimit, dhe ndoshta jo vetëm shtyrje në kohë përtej vitit aktual, por edhe një thellim në masën e shkurtimit.


Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 54.39 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 51.74 dollarëve për fuçi.

Të dy benchmarkët kryesorë janë rritur me rreth 16% dollarë që prej niveleve rekord minimale të prekura gjatë majit.

Në varësi të rezultatit që do të prodhojë samiti i vendeve prodhuese të naftës, do të ndryshojë edhe trajektorja e çmimeve të naftës. Çdo surprizë në vendim përkthehet në një trajektore të re të çmimeve./Telegrafi/