LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare rriten lehtë

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare rriten lehtë
????????????????????????????????????

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e fundit të kësaj jave, pas fuqizimit të tregjeve të aksioneve, për shkak të shpresave se SHBA dhe Kina shumë shpejt do të zgjidhin konfliktin tregtar.

Edhe marrëveshja e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin ka ndihmuar në rritjen e çmimeve. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 62 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 53 dollarë për fuçi.


Tregjet janë mbështetur nga shpresat se Uashingtoni dhe Pekini do të shmangin luftën tregtare.
/Telegrafi/