LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e larta të produkteve, Bytyqi paralajmëron kërkesë që të dilet për kontrolle në terren

Çmimet e larta të produkteve, Bytyqi paralajmëron kërkesë që të dilet për kontrolle në terren

Nga qershori kemi rritje të vazhdueshme të çmimeve të frutave dhe perimeve, por edhe produkteve ushqimore.

Që kur u hoq ngrirja e çmimeve gjatë gjithë verës, nëpër markete dhe tregje mund të përballesh me çmime marramendëse. Edhe pse qytetarët ankohen, çmimet nuk duken të bien.


Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, paralajmëroi se nga java e ardhshme do të bëjë kërkesë që të dilet në teren dhe të shihen çmimet në të gjitha sektorët.

“Nuk mundemi të lejojmë që në kurriz të prodhuesve, në kurriz të qytetarëve, të fundit që i shesin produktet ta bëjnë profitin më të madh, e dimë që në ekonominë e tregut secili punon për fitim. Kishte reagime edhe nga oponentët tanë se kompanitë nuk duhet të mos punojnë për fitim sepse ka inflacion të lartë, po për ata që gjithmonë rrinë nëpër zyra unë kam qenë në sektorin e biznesit dhe e di se punohet për fitim sepse ajo do të thotë jetë, por jo në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve të cilët çdo ditë me vështirësi duan të jetojnë më mirë.”- deklaroi Fatmir Bytyqi, Zv/Kryeministër Për Çështje Ekonomike

Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, edhe pse u pyet disa herë, nuk preferoi të përgjigjet për këto çmime, por foli për fondet IPARD që jepen për bujqit.

“Programet e Ministrisë së Bujqësisë nuk lidhen me çmimet e produkteve në markete por me mbështetjen e bujqve dhe prodhimit të tyre. Modeli i ri i subvencionimit lidhej pikërisht me mbështetjen dhe që sipërfaqet bujqësore të përpunohen dhe të stabilizohet e të rritet prodhimi vendor.”- deklaroi Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

Rritja e çmimeve ka bërë që shporta e konsumatorit të shkoj mbi 50 mijë denarë, situatë kjo që është shqetësuese krahasuar me pagat mujore që marrin qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori