LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e larta rrisin të ardhurat e buxhetit në Shqipëri, 287.7 milionë euro më shumë në arkën e shtetit në janar-prill

Çmimet e larta rrisin të ardhurat e buxhetit në Shqipëri, 287.7 milionë euro më shumë në arkën e shtetit në janar-prill

Çmimet e rritura kanë shkaktuar vështirësi në buxhetin e familjeve, por jo në arkën e shtetit. Vetëm në katër muajt e parë të vitit, buxheti ka mbledhur 188 miliardë lekë [1.5 miliardë euro], ose 35 miliardë lekë [287.7 milionë] më shumë se në janar-prill 2021.

Nga tatimet dhe doganat janë mbledhur gjithsej 165 miliardë lekë [1. 4 miliardë euro]. Në dogana, pjesën më të madhe e zë tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) e importit, që është 10 për qind më e lartë se vitin e kaluar, ndërsa renta minerare rezulton 80 për qind më shumë se vjet, ka thënë Ministria e Financave në një njoftim për shtyp.


Edhe në tatime, të ardhurat janë 26 për qind më të mëdha se një vit më parë. Këtu del që vetëm nga TVSH, shteti ka arkëtuar një shumë dy herë më të lartë se vjet, ndërsa në vlerë paratë e të punësuarve që shkojnë për kontributet e pensioneve dhe ato shëndetësore janë më të larta.

Nga ana tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk e kanë lëshuar dorën me shpenzimet. Në vlerë ato janë të njëjta me vitin e kaluar, por me çmimet e rritura në treg, ato janë më të pakta.

Në diferencën mes të ardhurave dhe shpenzimeve, ky vit rezulton me suficit 19 miliardë lekë [156.2 milionë euro]. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori