Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2018.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë ishte i pandryshuar (0.0%) në TM1 2018, krahasuar me TM4 2017.
Përkundër mosndryshimit të indeksit të çmimeve të importit në TM1 2018, krahasuar me TM4 2017, vërehen disa rënie të çmimeve te disa sektorë.
Sipas kumtesës për media të kësaj agjencie, rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: këpucët (-13.0%); produktet bimore (-5.0%); lëkura dhe artikujt prej saj (-4.2%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-3.7%); vajrat ushqyese (-1.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.8%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-0.8%); produktet e industrive kimike (-0.6%); druri dhe artikujt e drurit (-0.5%).
Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: metalet bazë dhe artikujt prej tyre (3.3 %); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (2.6%); tekstili dhe artikujt e tij (2.0%); produktet minerale (1.5%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.2 %); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.1%); dhe letra dhe artikujt e saj (0.1%).
Ndërkaq, çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.4% në TM1 2018, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 201&). Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt prej tyre (12.3%); tekstili dhe artikujt e tij (6.1%); produktet bimore (4.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (3.6%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (3.2%); produktet minerale (1.6%); vajrat ushqyese (1.4%); mjetet e transportit (0.5 %); si dhe druri dhe artikujt prej tij (0.2%).
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët (-13.5%); lëkura dhe artikujt e saj (-10.5.%); letra dhe artikujt e saj (-6.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-2.7%); artikujt e ndryshëm të prodhuar( 2.7%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.5%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.8%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-1.4 %); dhe produktet e industrive kimike (-0.7%). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City