Gara më e madhe në botë për biznese të reja në të mirë të mjedisit, ClimateLaunchpad, e organizuar në më shumë se 55 shtete në botë, në fundjavën e kaluar shpalli fituesit botëror në ngjarjen Finalen Botërore (Global Final).
Me pjesëmarrjen e parë të ndonjë shteti ballkanik, këtë vit ClimateLaunchpad u organizua në Kosovë nga BONEVET. ClimateLaunchpad në Kosovë pranoj dy herë më shumë ide të pranueshme se parashikimi fillestar, nga të cilat u përzgjodhën 8 më premtueset. Këto 8 startupe u trajnuan intensivisht nga trajnerë ndërkombëtar dhe vendor me eksperiencë të shquar në ndërmarrësi dhe qëndrueshmëri.
“Nga 7 vite si trajner ekspert në ClimateLaunchpad, ekipi në Kosovë kishte një nga ekipet më të mira për t’i përkrahur ndëmarrësit e rinj që dëshirojnë të bëjnë ndryshimin në botë”, u shpreh Michael Goodfellow-Smith, udhëheqes i trajnimit Bootcamp në Kosovë.
Pas trajnimit, të 8 startupet prezantuan para jurisë së pavaruar vendore në ngjarjen Finalja Kombëtare, duke zgjedhur 3 ekipet fituese, të cilat ndër tjerash përfitime u nominuan për pjesëmarrjen në ngjarjen Finalet Regjionale, e organizuar në Ukrainë. GoBeyond, ekipi fitues në Finalen Kombëtare në Kosovë, arriti që të triumfojë edhe në kategorinë e tyre në Finalet Regjionale dhe të fitoj të drejtën për pjesëmarrjen në Finalen Botërore, një sukses i jashtëzakonshëm marrë parasysh edhe paraqitjen e parë të ekipeve kosovare në ClimateLaunchpad.
“Nuk e di nëse Kosova po konkurron për herë të parë apo jo në ClimateLaunchpad, por pavarësisht kësaj dua t’i përgëzoj ata për punën serioze, dinamike dhe me pasion”, u shpreh Ran Sasson, udhëheqës i ClimateLaunchpad Israel, i cili së bashku me Roman Zinchenko, udhëheqës i ClimateLaunchpad Ukrainë ndanë këtë mendim në veçanti në fillim të ceremonisë së fituesve në Finalet Regjionale.
Në Finalen Botërore, pavarësisht vlerësimit të lartë, GoBeyond nuk arriti të përzgjidhej në mesin e 16 ekipeve të para nga e gjithë bota, të cilat fituan të drejtën për të qenë pjesë e ClimateLaunchpad Accelerator, program i cili njihet për suksesin me biznese të reja.
Ekipet fituese përfituan edhe nga çmime të ndryshme monetare. Gjeni listën e plotë të fituesve duke KLIKUAR KËTU.
ClimateLaunchpad ka për qëllim që pavarësisht kompetivitetit, të rrisë bashkëpunimin dhe të fuqizojë të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Ky program ka nxjerrë shumë biznese që kanë tërhekur investime milionëshe, por sidomos kanë ndikuar në luftimin e ndryshimit klimatik.
ClimateLaunchpad në Kosovë për vitin 2021 u përkrah nga Reconomy, Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), Helvetas, Help Kosovo, KFOS dhe Fondacioni UNË E DU KOSOVËN dhe nga një rrjet i partnerëve publiko-privat, për të cilët BONEVET është mirënjohës.
Takimi i jonë i ardhshëm është në hapjen e aplikimeve për vitin 2022.
Për më shumë detaje rreth ClimateLaunchpad ju ftojmë të na shkruni në çdo kohë në emailin kosovo@climatelaunchpad.org.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

A u rritën sërish normat e interesit të kredive? Flasin nga Banka Qendrore e Kosovës

Investimi në vendbanim është me rëndësi – blerja e banesës së re tek Kompleksi Linda në Fushë Kosovë është i duhuri

E vërteta e madhe – Pse duhet të konsumoni mishin e freskët të pulës pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Një zgjidhje e avancuar për rënien e flokëve

A u rritën sërish normat e interesit të kredive? Flasin nga Banka Qendrore e Kosovës

E vërteta e madhe – Pse duhet të konsumoni mishin e freskët të pulës pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Investimi në vendbanim është me rëndësi – blerja e banesës së re tek Kompleksi Linda në Fushë Kosovë është i duhuri

Premiera e Transformers: Rise of the Beasts në CineStar Megaplex mblodhi një numër të madh të njerëzve!

A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

Telegrafi

CH-N

InterAlumin

InterAlumin

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë