LAJMI I FUNDIT:

Classic Range Rover konvertohet në një model elektrik

Classic Range Rover konvertohet në një model elektrik

Specialisti i konvertimit të automjeteve elektrike, Lunaz, ka krijuar Range Rover-in e parë elektrik në botë.

Modeli më i fundit në linjën e firmës britanike bashkohet me versionet elektrike të Rolls-Royce Phantom V, Jaguar XK120, dhe Range Rover Classic.

Thuhet se ky variant i është nënshtruar një “trajtimi të dukshëm” për shtimin e veçorive të reja.


“Me këtë Range Rover ne po bëjmë diçka ndryshe. Ne po tregojmë se qasja jonë tepër e detajuar dhe e saktë mund të zbatohet edhe për modele ikona”, tha themeluesi i Lunaz, David Lorenz.

Bëhet e ditur se, modeli i ri është zbukuruar me një ngjyrë të kaltër, dhe vjen me një ekran info-argëtues, dhe port USB-C.

Fuqia e tij mbështetet në motorin elektrik të përmirësuar i cili prodhon 375 kuaj fuqi. /Telegrafi/