Pas gjashtë viteve të kaluara në Western Illinois University, Clark ka fituar mundësinë për ta filluar karrierën e tij profesionale me ekipin e Sigal Prishtinës. Ëndrra e tij është që një ditë të luajë në NBA dhe për këtë Ahmat Kandemir i ka premtuar se do t’ia realizojë.

“Sigal Prishtina më ka dhënë kontratë të garantuar, gjë që është e rrallë për një fillestar të huaj. Kandemir flet shumë mirë për mua dhe mendon se mund të më shndërroj në një lojtarë të NBA-s në vitet e ardhshme”, ka theksuar lojtari.


“Sigal Prishtina do të kërkojë nga unë që të shfaqi aftësitë e mija në lojë menjëherë, atyre u pëlqen loja ime dhe do të jetë një situatë e bukur. Unë jam shumë i ngazëllyer”, ka thënë më tej lojtari në faqen zyrtare të universitetit të tij. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app