LAJMI I FUNDIT:

Clark kujton momentin kur hyri KFOR-i në Kosovë: 20 vjet pas janë bërë përparime të mëdha, jam shumë krenar

Clark kujton momentin kur hyri KFOR-i në Kosovë: 20 vjet pas janë bërë përparime të mëdha, jam shumë krenar

Gjeneraly Wesley Clark në konferencën “20 vjet liri, një vizion për paqe të qëndrueshme”, ka kujtuar momentet e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ai në fjalën e tij ka thënë se është kënaqësi e madhe që të jetë sot në Kosovë.


“Është kënaqësi e madhe të jem këtu me ju. Më kujtohet kjo ditë 12 qershori, ka filluar me një telefonat në orën një në mëngjes nga Havier Solana, ku ka thënë se ka arritur në aeroportin e Prishtinës dhe se çka do të bëjmë. Unë thash ne do ta dërgojmë KFOR-in si gjënë e parë. Më 12 qershor KFOR-i filloi me lëvizjet e apra. Ata kanë hyrë të armatosur, por kanë ardhur këtu që të krijojnë paqe, nuk kanë luftuar për ta arriitur këtë. Nuk ka pasur vështirësi, ka pasur disa fusha të minuara. Mëngjesin e ardhshëm arrita edhe unë në aeroport në Shkup dhe jam takuar me gjeneralin Xhekson, sepse kemi menduar se mënyra më e mirë për ta bërë është t’i lejonim rusët të qëndronin në aeroport, sepse të gjitha komandimet do të mund të bëheshin, qoftë nën urdhërat ruse. Kjo çështja me rusët ishte zgjidhur nga sekretarja Albright në mënyrë diplomatike, nuk kishte më rus që vinin në Kosovë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Clark ka thënë se është krenar me Kosovën dhe se janë bërë shumë përparime.

“Çështja e NATO-s ka qenë e suksesshme dhe kemi mundësuar kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre. Jemi krenar me Kosovën dhe me kurajon e Kosovës. Është shënuar përparim i madh këtu qe 20 vite. Sa herë që vijë shoh ndërtesa të reja, një entuziasëm i ri. Nga një vend ku e ardhmja ka qenë e pasigurt në një vend që tenton të zhvillohet. Unë jam një investues bankar dhe biznesmen, dhe udhëtoj në tërë botën. Kam vizituar Kinën, Azinë, Indonezinë, Afrikën, Kanadën e shumë vende tjera, por përkundër përparimi të shumtë po shoh gjëra të përziera. Bashkimi Evropian ka pasur qëllim zgjerimin, por me vështirësitë e shumta që kaloj BE po rikonsideron, po përpiqet që përsëri të kap atë entuziasmin e vizionit në fund të viteve ’90. NATO është zgjeruar në vititn 1999, kanë qenë tre vende të reja, ku në vitin e tretë të bombardimeve Hungaria iu bashkua një aleance të re dhe sa herë që i është bashkuar dikujt është shkapërderdhur. Por Hungaria si anëtare e NATO-s tash është edhe pjesë e BE-së”, ka thënë ai.

Sipas tij, njerëzit bëjnë pyetje të ndryshme në lidhje me të ardhmen e demokracisë.

“Njerëzit janë të interesuar për sigurinë. Për këtë NATO është zgjeruar dhe jam i lumtur me anëtarët e rinj, por NATO-s i është dashur të përshtatet edhe me realitetet e reja, derisa dilnim nga një luftë e ftoftë nuk prisnim që NATO të kaloj në paqe. Kështu NATO ka filluar të marr rol më të gjerë se si të përdor forcat dhe e kupton që sfidat për siguri janë më të mëdha”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për luftimin e korrupsionit, duke thënë se duhet ligje të forta.

“Institucionet e juaja janë të reja. Mund ti shfrytëzoni këto institucione, dhe të ndikoni në çështje të rëndësishme. Ju do ta keni një ushtri por kjo nuk mjafton. Nevojiten ligje të forta. Ju nevojiten investime. Ne do të donim të vinim këtu dhe t’iu ofronim këtë mundësi sepse në Kosovë ka mundësi të mëdha, qoftë minerale, apo në energji. Ju dhe të krijoni institucione të mirëfillta, luftimin e korrupsionit, trafikimit dhe të jeni kontribues për këtë edhe në Evropë. Unë do të përpiqem që të iu ndihmoj për këtë,e  dua këtë vend dhe jam krenar. Dua që të jeni pishtar për tërë Evropën”, ka thënë ai.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në këtë konferencë ka thënë se institucionet e dobëta e rrezikojnë paqen.

“Humbja e besimit në institucione nga qytetarët e rrezikon paqen. Institucionet e dobëta shkaktojnë vakum, korrupsion apo rrjedhje nga sistemi, të cilën e shfrytëzojnë armiqtë e paqes. Sidomos është me rëndësi që të sfidohen institucionet e rendit dhe ligjit. Ushtria jonë ka një plan tranzicioni për 10 vite dhe është institucion që po ngritet. Policia e Kosovës po merr praktikat më të mira në botë. Agjencia Kosovare e Intelegjencës ka dhënë kontributin më të madh në rajon. Me gjyqësor pagat janë dyfishuar për gjyqtar dhe prokuror. Është rritur numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo flet për një vëmendje për një fokusim në prokurorinë. Kemi shumë sfida në luftimin e korrupsionit. E dhimbshme që nuk u kuptua drejt nga Serbia anëtarësimi ynë në Interpol. Kosova po vjen si vlerë e shtuar modeste për sigurinë në rajon. Po shpresojmë për vlerë në paqe në botë e pastaj edhe në NATO. Kosova kërkon NATO-në përjetësisht në Kosovë, ne duam të jemi në NATO përjetësisht, e mendojmë si lidhje të përejtshme”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori