Çka thotë vendimi i Gjykatës Themelore për pagesën e rrymës në katër komunat në veri të Kosovës?
Të hënën Gjykata Themelore e Prishtinës e ka anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që t’i paguhet rryma elektrike katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për periudhën 2012-2017.
Ky vendim i gjykatës vjen pas ankesës së dorëzuar nga Avokati i Popullit.
Por çfarë thotë aktgjykimi i Gjykatës së Prishtinës?
Gjykata ka theksuar se Avokati i Popullit kishte nisur këtë çështje fillimisht pas një shkrimi në media dhe pas hetimeve të kryera dhe përgjigje të marra nga i padituri, më datën 15 gusht të vitit 2017 kishte ushtruar padi.
Katër pikat në të cilat është bazuar padia e Avokatit të Popullit ka qenë: ZRRE urgjentisht të ndal praktikat e kundërligjshme të faturimit të energjisë elektrike të shpenzuar në veri tek konsumatorët në pjesën tjetër të vendit, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me ZRRE-në dhe KEDS-in të gjejë një mënyrë alternative për t’iu shmangur humbjeve në veri të vendit, ZRrE në pajtim me ligjin të nxjerrë një vendim me anë të cilit do të miratohej zbritja e tarifave deri në atë masë që do të mundësonte kompensimin e konsumatorëve të cilët, sipas tyre, padrejtësisht janë faturuar dhe vazhdojnë të faturohen për energjinë elektrike në katër komunat veriore.
Sipas Aktgjykimit të kësaj Gjykate, ZRRE në seancën e shqyrtimit kryesor ka theksuar se e kundërshton në tërësi atë çka ka deklaruar Avokati i Popullit.
Sipas ZRrE-së, bordi duke u bazuar në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë është i obliguar apo më saktësisht nenin 48, paragrafi 3 pika 3.3, që ndërmarrjet i rregullon t’i lejojë një nivel të arsyeshëm të humbjes në sistemin e shpërndarjes së distribucionit dhe transmisionit dhe duke u bazuar në kompetencat e dhëna për Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, bordi i ZRrE e ka përgatitur një raport në të cilin janë përshkruar në detaje niveli i arsyeshëm i humbjeve në Sistemin e Shpërndarjes.
Ndërsa, sipas këtij aktgjykimi Gjykata në këtë çështje i ka dhënë mundësi edhe KEDS-it që të marrë pjesë në këtë procedurë, duke e cilësuar si palë interesit, por ata nuk janë përgjigjur Gjykatës në asnjë mënyrë.
Gjykata po ashtu ka vlerësuar kërkesën e Avokatit të Popullit në përputhje me nenin 43, 44 dhe 46 të Ligjit për Konfliktet Administrative dhe provave të administruara në seancën e shqyrtimit kryesor, ku ka gjetur se kërkesëpadia e paditësit është e bazuar.
Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, ZRRE kishte sugjeruar që të konsultohet publiku para vendosjes definitive të cakut për 3 vitet pasuese.
“Nga vendimi i kontestuar Gjykata gjen se ai përmban të meta të tilla për shkak të të cilave nuk mund të shqyrtohet ligjshmëria e tij. Të metat e tilla qëndrojnë në shkeljet thelbësore të dispozitave të Ligjit për Procedurën Administrative”, thuhet më tej.
Sipas Gjykatës, akti i kundërshtuar është juridikisht i paqartë dhe kundërthënës me vetveten dhe me arsyetimin e tij, pasi nuk janë dhënë arsye mbi faktet vendimtare që e kanë kundërshtuar marrjen e tij.
Aktgjykimi thekson se në arsyetimin e aktit është dhënë një formulim i përgjithshëm dhe abstrakt ku thuhet “pas konsultimit me publikun , në mbledhjen e mbajtur më 29 dhjetor 2011, bordi i ZRRE ka miratuar vlerat indikative për reduktimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes dhe vlerën indikativë të mesatares së ponderuar të kostos së kapitalit.
Gjykata thotë se nga arsyetimi i vendimit të kontestuar, ka vërejtur se i padituri vetëm ka bërë citimin e vendimit të bordit të ZRRE-së të datës 29 dhjetor 2011 dhe shkresën e këshilltarëve të Qeverisë për Transaksionin e KEDS-it të datës 24 janar 2012, duke konstatuar se “bordi i ka shqyrtuar dhe pjesërisht i ka marrë në konsideratë kërkesat e këshilltarëve dhe ka vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi”, që sipas Gjykatës nuk është arsyetuar asnjë nga katër pikat e dispozitivit të vendimit të kontestuar me padi.
Gjykata ka vërejtur se ZRRE me vendimin e kontestuar me padi nga i padituri ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht neni 55 ku përcaktohet të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë.
Sipas vlerësimit të Gjykatës, praktika e faturimit nuk është në përputhje me Ligjin për Rregullatorin për Energjinë Elektrike, ngase është bërë trajtim jo i barabartë i banorëve të katër komunave veriore të Kosovës në raport me banorët në pjesën tjetër të Kosovës dhe se faturimi nuk është i autorizuar me ligj dhe sipas aktgjykimit është masë jo proporcionale sipas nenit 55 të Kushtetutës.
Në aktgjykim po ashtu është marrë për bazë edhe një vendim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe theksohet se çdo herë që shteti e detyron një individ për të paguar një sasi parash konsiderohet një kufizim i së drejtës së pronës.
“Gjykata verën se nuk është bërë faturim real i energjisë së shpenzuar nga qytetarët jashtë katër komunave veriore siç është përcaktuar me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, përkatësisht janë ngarkuar për të paguar energjinë të cilën në fakt nuk e kanë shpenzuar”, thuhet më tej në aktgjykimin 9 faqesh.
Gjykata ka theksuar se me propozim të Avokatit të Popullit ka nxjerrë prove me ekspertizë financiare ku është konstatuar se dëmi i shkaktuar i konsumatorëve të pjesës së tjetër të Kosovës si rrjedhojë e energjisë elektrike të pa faturuar konsumatorëve të katër komunave të veriut që nga data 6 shkurt 2012 deri më 20 tetor 2017 është në shumë: 40,855,480 euro.
Sipas aktgjykimit, ekspertizën nuk e ka kundërshtuar ZRRE, por e kanë kundërshtuar bazën juridike të kërkesëpadisë së paditësit.
Andaj, Gjykata mbi këto arsye ka aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit duke e anuluar si të kundërligjshëm vendimin e ZRRE-së të datës 6 shkurt 2012 dhe e ka detyruar ZRRE-në që të ndërmarr veprime që të bëjë kthimin e shumës së faturuar në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi.
Vlen të theksohet se ZRRe ka të drejtë në afat prej 15 ditësh që nga dita e marrjes së aktgjykimit që të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën