LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të ndiqni sonte (premte) në “7 Ditë me Panxhën”?

Çka mund të ndiqni sonte (premte) në “7 Ditë me Panxhën”?

Këtë fundjavë emisioni “7 Ditë me Panxhën” vjen me tema mjaft interesante që lidhen me pabarazinë ndaj grave dhe të ardhmen e E-commerce në Kosovë.

Sipas Bankës Botërore, sot gati 2.4 miliardë gra nuk kanë të njëjtat të drejta ekonomike si burrat.


Në Kosovë, gratë ende ballafaqohen me pabarazi në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në punësim.

Për këtë 7 Ditë me Panxhën ka realizuar një storie që trajton gjendjen e grave në tregun e punës dhe punën që s’llogaritët në Kosovë.

Në studio është e ftuar drejtoresha e Dhomës Ekonomike të Grave në Kosovë, Linda Shala, për të diskutuar rreth sfidave me të cilat ballafaqohen gratë në sektorin e punës.

Ndërsa storia e përgatitur në fund ndërlidhet me të ardhmen e E-Commerce në Kosovë.