LAJMI I FUNDIT:

Civil: Zero tolerancë për parregullsitë zgjedhore

Civil: Zero tolerancë për parregullsitë zgjedhore

Organizata joqeveritare “Civil” kërkon që të mos ketë tolerancë për parregullsitë zgjedhore.

Nga atje thonë se ç’do parregullsi më e vogël dhe mos respektim të ligjeve dhe procedurave, paraqet shkelje e së drejtës së votës dhe e shkatërron dinjitetin e procesit zgjedhor.


“Parregullsitë zgjedhore siç janë presionet, blerjet, keqpërdorimet, problemet me Listën e votuesve, shkeljen e heshtjes zgjedhore, gjuha e urrejtjes, gjegjësisht gjithçka që qytetarët e vlerësojnë se nuk është e pranueshme prej tyre si zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike, mund të paraqesin deri tek Civil”, thuhet në deklaratën e organizatës.

Qytetarët mund t’i paraqesin parregullsitë në faqen e internetit “Zgjedhje të lira”, nëpërmes postës elektronike (civil@civil.org.mk), apo në numrin e tel 02 5209 176, 070 734 044./Telegrafi/