LAJMI I FUNDIT:

CIVIL: Veprim i turpshëm dhe skandaloz i prokurorisë dhe gjykatës në Kumanovë

CIVIL: Veprim i turpshëm dhe skandaloz i prokurorisë dhe gjykatës në Kumanovë

Civil-Qendra për Liri ka reaguar ndaj rastit të rikualifikimit të lëndës së Almir Aliut, i cili me veturë u vra nga Boban Iliq, nga Kumanova.

Sipas tyre, prokuroria dhe gjykata në Kumanovë kreu një veprim të turpshëm në rastin e Almir Aliut.


“Jemi të tmerruar nga vendimi skandaloz i prokurorisë dhe gjykatës së Kumanovës për rikualifikimin e lëndës nga “vrasje” në “ vepër penale serioze kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”. Ky është nivel absurd i rezonimit dhe i veprimit të një sistemi juridik i cili duket qartë se është thelluar në praktika krejtësisht të papranueshme.

Gjykata e Kumanovës dje edhe një herë vërtetoi se drejtësia në Maqedoni është selektive dhe njëanshme. Skenari i turpshëm në rastin e Almirit të vogël është edhe një vërtetim për këtë.

Civili kërkon ritrajtimin urgjent të tërë procesit gjyqësor. Gjithashtu, kërkojmë ndarjen e rastit për vrasjen e Almirit nga rasti për dhunën fizike mes të gjithë pjesëmarrësve të cilët duhet të ndëshkohen!

Prokurorët shqiptarë: Janë shkelur dispozitat themelore të Ligjit për prokurori publike në rastin e Almirit (Dokument)
Lexo po ashtu Prokurorët shqiptarë: Janë shkelur dispozitat themelore të Ligjit për prokurori publike në rastin e Almirit (Dokument)

Edhe më e turpshme nga vendimi i gjykatës së Kumanovës është sjellja e të Akuzuarit Boban Iliq dhe e vëllait të tij në, dhe jashtë gjykatës. Mosrespektimi i këtillë i gjykatës, familjes së Almirit, por edhe publikut, vetëm do të kontribuon edhe më tepër për dëshpërimin, mllefin dhe mosbesimin e skajshëm në institucionet e drejtësisë dhe shtetit në përgjithësi.

Civili e dënon ashpër sulmin dhe kërcënimet e djeshme mbi gazetarin e TV 21. Pyetja “A do menjëherë të kthehem në burg?” nuk mund të kuptohet ndryshe, përveç si kërcënim për jetën e gazetarit dhe i njëjti duhet menjëherë të dënohet dhe ndëshkohet.

Nga Ministria për punë të brendshme dhe Prokuroria Publike kërkojmë reagim të shpejtë dhe veprim ndaj këtyre kërcënimeve”, thuhet në reagimin e Civil./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori