LAJMI I FUNDIT:

Civil: Jepini fund dhunës dhe keqpërdorimit të të miturve

Civil: Jepini fund dhunës dhe keqpërdorimit të të miturve

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni CIVIL – Qendra për Liri ”me neveri dhe dënim të ashpër i ndjek shprehjet e urrejtjes politike dhe etnike dhe aktet e dhunës politike. Jemi dëshmitarë të sjelljes bandite të patriotëve dhe mbrojtësve të vetëquajtur të identitetit dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë.”

Në reagimin e kësaj OJQ-je mes tjerash thuhet se ”indoktrinimi dhe keqpërdorimi i të miturve për zbatimin e akteve të dhunës politike janë të papranueshme. Inspiratorët e dhunës të ditëve të kaluara duhet menjëherë të thirren në përgjegjësi.


U bëjmë thirrje institucioneve, para së gjithash policisë dhe prokurorisë, menjëherë të marrin masa ligjore dhe ta ndalojnë dhunën.

U bëjmë thirrje prindërve dhe kuadrit arsimor t’i mbajnë të miturit anash nga politika dhe nga veprimet me të cilat nxitet urrejtja dhe dhuna politike. Ata nuk guxojnë të lejojnë që fëmijët dhe të rinjtë të bëhen pjesë e skenarëve të tmerrshme të strukturave të cilat për qëllim të vetëm e kanë shmangien nga drejtësia për sundimin kriminel, keqpërdorimet dhe mashtrimet zgjedhore.

U bëjmë thirrje liderëve të bashkësive dhe politikanëve të ndërgjegjshëm në nivel lokal dhe nacional nga të gjitha partitë, të dalin me dënim publik të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës. Ata duhet të dalin në terren, të bisedojnë me qytetaret dhe qytetarët dhe t’u bëjnë thirrje për tejkalimin e dallimeve përmes bisedës dhe debatit të argumentuar.

Inspiratorët dhe organizatorët e akteve të dhunës në të cilat janë përfshirë të miturit, do të përgjigjen para publikut dhe para ligjit. Inspiratorët e promovimit bandit dhe vulgar të histerisë etno –nacionaliste do të mbahen mend si elementë shkatërrues të cilat i rrënojnë themelet e vendit, për të cilat gënjejnë se i mbrojnë. Ata do të ftohen në përgjegjësi edhe para publikut edhe para ligjit!

Fasadat u shembën që moti. I ftojmë që tani të ballafaqohen me pasojat nga veprimet e tyre kriminele.

Të përkujtohemi… Funksionarët e lartë të OBRM-PDUKM-së, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit 2016, u shfaqën me fjalime dhe deklarata të cilat ngjanin me ato nacistet nga vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar. Ndërkohë që jarani shumëvjeçar qeverisës dhe bashkëpunëtor i Gruevskit, Ali Ahmeti, as nga afër nuk kontribuoi në tejkalimin e gjendjes shpërthyese në vend, por i shkonte në favor një politike destruktive. Presidenti Ivanov, me fjalor nxitës dhe pa dënim të dhunës, edhe një herë e shkeli Kushtetutën dhe më 1 mars nuk e dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë.

Jepini fund dhunës dhe keqpërdorimit të të miturve, menjëherë!”, thuhet mes tjerash në reagimin e Civil./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori