LAJMI I FUNDIT:

CIVIL dënon përvjetorin e mbajtur në Shkup për grushtetin në Turqi

CIVIL dënon përvjetorin e mbajtur në Shkup për grushtetin në Turqi

Ambasada e Turqisë në Maqedoni dje ka organizuar përvjetorin e grusht shtetit në Turqi, të quajtur si ”fitore ndaj demokracisë”. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe tre ministra nga Qeveria e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këtë gjë e ka dënuar shoqata për demokraci CIVIL e ka dënuar këtë manifestim duke e quajtur si të paturpshëm.


”Paturpshëm dhe me arrogancë, sot edhe në Maqedoni festohet një vit nga okupimi brutal i Turqisë, të cilin e zbatoi Erdogani në krye me një klikë të korruptuar dhe të dhunshme. As më pak, as më tepër, organizatorët, të financuar nga agjencioni shtetëror TIKA, festuan!. Në mënyrën më të ashpër e dënojmë festimin bizar dhe fushatën agresive e cila paturp e tregon aktin e dhunës brutale, okupimin dhe diktaturën si fitore mbi demokracinë.” shkruajnë nga CIVIL. /Telegrafi/