Pep Guardiola ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm të Ligës Premier.

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Guardiola e ka bërë si një ndër objektivat kryesore mesfushorin Isco pas shfaqjeve fantastike me Spanjën.


Strategu është duke u munduar ta bind që lojtari kreativ të vazhdoj karrierën në skuadrën angleze, e cila është shumë pranë të shpallet kampion në shtetin anglez.

Spain v Argentina International Friendly

Sipas të përditshmes britanike "Mirror", Citizens janë të gatshëm ta paguajnë Real Madridin rreth 80 milionë euro për ta liruar 25-vjeçarin.

Edhe pse Isco ka fituar tre kurora të Ligës së Kampionëve dhe një titull të La Liga në Real, ai nuk ka besimin e trajnerit Zinedine Zidane, i cili preferon që në mesfushë të ketë treshen, Casemiro, Kross dhe Modric.

Guardiola gjithashtu po kërkon të sjellë një mesfushor qendror për të zëvendësuar Yaya Touren, i cili do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Ndryshe, Isco deri më tani për madrilenët është shfaqur në 152 raste dhe ka shënuar 30 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app