LAJMI I FUNDIT:

Mësohet data kur do të dal në shitje Citroen e-C3

Mësohet data kur do të dal në shitje Citroen e-C3

Në janar, Citroen prezantoi e-C3, veturën e tij më të vogël, por çuditërisht lansimi ishte vetëm për tregun indian. Pati një pritje , dhe tani më në fund jemi shumë afër një nisjeje ndërkombëtare.

Nëpërmjet llogarive të saj në mediat sociale, Citroen ka vendosur një “teaser” për prezantimin ndërkombëtar të e-C3, i cili do të bëhet më 17 tetor.


Mbetet për t’u parë nëse ky do të jetë i njëjti e-C3 që u njoftua për Indinë, një version pak i modifikuar, apo një veturë krejtësisht i ndryshëm, shkruan Arena EV, transmeton Telegrafi.

Linja EV e Citroen-it ka një hendek të madh ndërkombëtarisht për momentin, pa asnjë veturë midis Ami dhe e-C4, kështu që kjo do të jetë padyshim një shtesë e mirëpritur në portfolio.

Interesante, Citroen ka thënë vazhdimisht, në të kaluarën, se e-C3 do të vinte me një çmim prej nën 25,000 euro në Evropë, gjë që do ta bënte atë një marrëveshje shumë të mirë.

Sidoqoftë, mos prisni të shihni ndonjë në rrugë në Evropë para vitit të ardhshëm, prezamtimi i 17 tetorit është vetëm një hyrje.

Citroen në të kaluarën ka ngacmuar disa detaje rreth makinës – si një distancë prej rreth 300 km në versionin bazë dhe një gjatësi prej rreth 4 metra.

Për më tepër, ai pritet të dalë në dy versione, njëri me motor 82 kuaj fuqi dhe një bateri 42kWh, teksa versioni tjetër vije me një motor me 109 kuaj fuqi dhe një bateri 50kWh. /Telegrafi/