LAJMI I FUNDIT:

Çitaku reagon ndaj MPJ-së ruse

Çitaku reagon ndaj MPJ-së ruse

Ambasadorja e Kosovës në New York, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë.

“Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj që shkelën ligjin ndërkombëtar duke shkëputur dhunshëm Kosovën nga Serbia”, ka thënë në postimin e vet MPJ-ja ruse, në kuadër të diskutimeve të tensionuara me SHBA-në, pas sanksioneve që kjo e fundit bëri në drejtim të Federatës Ruse, për mbështetjen që po vazhdon tu japë separatistëve pro-rusë në Ukrainë.


Çitaku ka thënë shkurt “Seriozisht?” duke bërë këtë pyetje me ironi dhe duke ritransmetuar postimin e MPJ-së së Rusisë.

Vlora Çitaku është duartrokitur disa herë për paraqitjet e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku përfaqëson Kosovën.