LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Prokuroria me urgjencë të fillojë hetimet për aferën anti-shtetërore të ndërmjetësuesit të Qeverisë Kurti

Çitaku: Prokuroria me urgjencë të fillojë hetimet për aferën anti-shtetërore të ndërmjetësuesit të Qeverisë Kurti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kërkuar që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urgjencë të fillojë hetimet për ta zbardhur të vërtetën pas siç tha raportimeve mediale që e përfshijnë ndërmjetësuesin e Qeverisë Kurti për furnizim me rezervat shtetërore, Ridvan Muharremin, edhe me çështje të tjera si tregtia ilegale me armë dhe krijimi i dëshmitarëve të paqenë kundër krerëve të UÇK-së.

Çitaku në një konferencë për media tha se edhe një herë më radhë, Qeveria Kurti u lidh me keqpërdorime dhe situata të shumta, të cilat, këtë herë, nuk ishin vetëm materiale.


“Reagimi i institucioneve të Drejtësisë duhet të jetë emergjent. Të gjithë ju, të nderuar gazetarë e të dashur qytetarë, dëgjuat dhe patë, me zë dhe figurë, dëshminë e një personi i cili ndërlidhë ndërmjetësuesin e Qeverisë Kurti për furnizim me rezervat shtetërore, Ridvan Muharremin, edhe me çështje të tjera.

Tregtia ilegale me armë, gjetja nga hiqi apo krijimi i dëshmitarëve të paqenë kundër krerëve të UÇK-së dhe zhdukja e një politikani të PDK-së, të gjithat ishin subjekt i kësaj dëshmie – e cila sot kërkon vetëm një gjë: Hetim, Hetim, Hetim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urgjencë duhet të veprojë për ta zbardhur të vërtetën e këtyre pretendimeve, sepse ato nuk përfaqësojnë më vetëm korrupsionin enorm në të cilin është zhytur kjo Qeveri, por edhe rrezikun që i kanoset lirisë, demokracisë e kombit tonë nga mentaliteti zhvatës e shkatërrimtar i kësaj Qeverie”, shtoi ajo.

Sipas Çitakut, këto deklarata dhe veprime të Ridvan Muharremit, mikut dhe bashkëpunëtorit të kryeministrit Kurti, paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejtë në drejtësi.

“Mbi të gjitha, këto kërkesa specifike të Ridvan Muharremit për gjetjen e ‘katër dëshmitarëve katolikë’, ndikojnë në nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes ndër-fetare dhe popullore në vendin tonë.

A ka qenë ndonjëherë në Mejë të Gjakovës Ridvan Muharremi, apo kushdo i cili e ka porositur që të bëjë kërkesa të tilla? Prandaj, meqë çështja është serioze, PDK kërkon edhe veprime serioze, të përgjegjshme dhe të shpejta, të të gjitha institucioneve relevante të drejtësisë.  Situata të tilla nuk guxojnë të kalojnë pa u hetuar, sqaruar e më pas, padyshim, edhe pa u dënuar”, theksoi ajo.

Çitaku ka pyetur se kush e ka autorizuar Ridvan Muharremin për tregti ilegale me armë, kush e ka autorizuar atë për prodhimin e dëshmitarëve të rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së, kush ia ka kërkuar atij zhdukjen e një politikani të PDK-së dhe për cilin politikan bëhet fjalë, si dhe cili është roli i Kryeministrit Kurti dhe i zyrtarëve tjerë qeveritarë në të gjithë këtë aferë të paskrupullt.

“Ndërkaq, kërkesat tona për Prokurorinë e shtetit janë të qarta. Niseni menjëherë dhe urgjentisht një hetim profesional mbi pretendimet e fundit të dëshmitarit në fjalë.

Niseni menjëherë dhe urgjentisht hetimin e Ridvan Muharremit, përfaqësuesit të Qeverisë së Kosovës për furnizimin e rezervave shtetërore. PDK kërkon që të hetohet edhe Kryeministri Albin Kurti, emri i të cilit është ndërlidhur ngushtë me deklaratat e fundit, për çështje anti-shtetërore dhe anti-kombëtare. Sot, nuk ka asnjë temë më të rëndësishme për gjithë sistemin e drejtësisë, sesa hetimi urgjent i gjithë kësaj situate. Qytetarët kanë nevojë për sqarime dhe llogaridhënie, nga të gjithë të përfshirët në këtë aferë të turpshme. PDK kërkon hetim dhe përgjegjësi. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, u shpreh Çitaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori