LAJMI I FUNDIT:

Çitaku për Krasniqin: Urime, shoku im i fëmijërisë!

Çitaku për Krasniqin: Urime, shoku im i fëmijërisë!

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka uruar Memli Krasniqin, për pozitën e tij të re si kryetar i këtij subjekti.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Krasniqi është bashkudhëtari i saj politik.

“Urime Memli, shoku im i fëmijërisë, bashkudhëtari im politik tash e 17 vite! Të priftë e mbara! Bashkë!”, ka shkruar Çitaku.

Zgjedhjen e Krasniqit në krye të PDK-së e kanë uruar edhe bashkëpartiakë të tjerë, duke e vlerësuar lart figurën e tij.

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi u zgjodh në këtë pozitë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë.

Në votim morën pjesë 476 delegatë. Vetëm 7 vota ishin kundër.

Në deklarimin e tij të parë pas marrjes së pozitës së kryetarit, Krasniqi tha se do të çojë përpara rrugën e trasuar nga ish-kryetarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në krye të PDK-së./Telegrafi/   

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori