Erdhi momenti për një fundjavë të mbushur plotë surpriza dhe aktivitete për vizitorët në kinemanë më të madhe dhe më moderne në Kosovë – CineStar Megaplex, e cila do të festojë ditëlindjen e parë. Një nga risitë më të spikatura është oferta e veçantë për biletat e filmave.
Gjatë këtyre dy ditëve festive, të gjitha biletat për filma do të kushtojnë vetëm 1.90 euro, e cila është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë adhuruesit e filmit për të shijuar përvojën në një nga kinematë më moderne me një çmim jashtëzakonisht të ulët.
Marigonë Hamdiu, menaxhere në CineStar tha për Telegrafin se pos çmimit kanë për të shpërndarë 100 shpërblime për të gjithë vizitorët fatlumë.

“Risia më e rëndësishme që kemi për momentin është çmimi 1.90 për biletat për të gjithë filmat që i kemi këtu. Kemi shumë shpërblime, janë 100 sosh për të gjithë vizitorët fatlumë”, tha ajo.
Ndërsa, për fëmijët ajo tha se do të ketë facepainting, mascota të ndryshme si dhe balona dhe kënd i vizatimit për ta.
“Karakteristikë e CineStar-it janë formatet tona siç është 4DX, ScreenX, Ultimate by Dolby Atmos, 4DX, Spring X, Dolby Atmos si dhe mbajmë Game Festival. Kemi edhe dhomat e ditëlindjes, pasi organizojmë shumë ditëlindje. Kemi edhe shkollat të cilat mezi po presin me ardh e me i pa të gjithë filmat e ri këtu në CineStar”, ka thënë Hamdiu.
E njëri nga vizitorët, Ermal Çanga i cili kishte ardhur nga Tetova për të parë një film në CineStar tha se edhe pse ka shëtitur shumë nëpër vende të ndryshme kinema më moderne dhe të bukur nuk kishte parë.

“Më kanë lënë shumë përshtypje si kinema. Në të gjitha kinematë që kam shkuar nëpër rajon nuk kam parë kinema më të mrekullueshme”, ka thënë Çanga.
Ndryshe, CineStar hapi dyert saktësisht një vit më parë dhe vendosi një nivel të ri argëtimi për audiencën vendase duke futur teknologjinë dhe efektet më moderne dhe dizajnin e veçantë në kinema, e cila është një përvojë unike që nuk mund ta përjetoni në një kinema klasike apo në shtëpi. Kjo kinema mund të qëndrojë përkrah kinemave më të mira në botë, veçanërisht nga hyrja në hollin e gjerë me koncesione dhe ofertë të pasur ushqimesh dhe pijesh, me 15 salla dhe ambiente të jashtëzakonshme teknologjike, CineStar Megaplex është një nga kinematë e pakta në rajon që ka edhe një urë për të kaluar nga njëra anë e kinemasë në tjetrën. Nuk është për t’u habitur që është një destinacion i preferuar i audiencës dhe influencuesve.
Eksperienca e kinemasë është bërë e veçantë nga formatet ekskluzive premium në CineStar si ScreenX, 4DX, Ultimate by Dolby Atmos, Gold Class, Kids salla, Gaming Salla dhe shërbime të tilla si Festimi i Ditëlindjes, Nata e Bachelorette, Shfaqjet Private, ku të gjitha sjellin freski të vërtetë në treg në termat e gjithçkaje nga ajo që mund të përjetoni në kinema.
Nëse rastësisht nuk e keni vizituar ende, kjo është një mundësi fantastike! Disa nga vizitorët do të largohen nga shfaqjet me dhurata sepse CineStar ka siguruar deri në 100 dhurata për më fatlumët gjatë fundjavës së ditëlindjes.
Bëhuni pjesë e festës së madhe të ditëlindjes!
Blini biletat në arkat e kinemasë, përmes aplikacionit CineStar Cinemas Kosovo ose online në cinestarcinemas-ks.eu /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

“E nxore fytyrën, mashtruese” - kriset miqësia mes Eglit dhe Danjës

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Soni Malaj ‘thumbon’ kolegët: Tre vetë jemi që këndojmë live

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani