LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx sjell ofertën Kids Fest me çmim special prej 3 euro në filmat për fëmijë!

Cineplexx sjell ofertën Kids Fest me çmim special prej 3 euro në filmat për fëmijë!

Cineplexx sjell ofertën Kids Fest ku të gjithë filmat për fëmijë do të jenë me çmim special prej 3 euro. Oferta vlen çdo ditë nga 27 janari deri më 3 shkurt në të dy lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe Prizren. Filmat për fëmijë që do të shfaqen gjatë kësaj periudhe do të jenë Puss in Boots: The Last Wish, Lyle, Lyle, Crocodile, Norm of the North: Family Vacation si dhe filmi më i shikuar gjatë vitit 2022, Minions 2.

Filmat të cilët do të shfaqen:

Puss in Boots: The Last Wish

Maqoku në qizme zbulon se pasioni i tij për aventurën ka bërë të vetën: ai ka djegur tetë nga nëntë jetët e tij. Ai nis një udhëtim epik për të gjetur legjendën e “Dëshirës së Fundit” dhe për të rikthyer nëntë jetët e tij.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Lyle, Lyle, Crocodile

Familja Primm zhvendoset në qytetin e Nju York-ut dhe djali i tyre i vogël, Josh lufton të përshtatet me shkollën dhe miqtë e tij të ri. E gjithë kjo ndryshon kur ai zbulon Lyle, një krokodil që këndon që i pëlqen banjat, ‘caviar’ dhe muzikën e shkëlqyer. Të dy bëhen miq të shpejtë, por kur fqinji i keq z. Grumps kërcënon ekzistencën e Lyle dhe këmbëngul që Lyle i përket një kopshti zoologjik, Primm-ët duhet të bashkohen për t’i treguar botës se familja mund të vijë nga vendet më të papritura.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Minions: The Rise of Gru

Gru është një fans 12-vjeçar i grupit “The Vicious 6”, një grup super-antagonistësh. Së bashku me ekipin e tij të sapogjetur të Minions, të udhëhequr nga Kevin, Stuart, Bob dhe të sapoardhurit, Otto, Gru harton një skemë për t’u bërë një antagonist i njohur.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU 

Norm of the North: Family Vacation

I mbingarkuar nga detyrat e tij mbretërore, Norm përpiqet të gjejë kohë për mbretërinë dhe familjen e tij. Por kur kurora e tij vidhet në mënyrë misterioze në fund të natës, Norm duhet të nisë një udhëtim epik, të maskuar si një pushim familjar, për të gjetur hajdutin me kurorën e tij.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU 

Në Cineplexx Prizren gjithashtu do të ketë shpërblime të ndryshme më 29 janar ku do të dhurohen 50 kupona për 30 minuta në trampolinë nga Area 52 si dhe 3 dhurata nga Toyzz Shop.

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.

Artikull i sponzorizuar