LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx rihapet me 1 tetor – për çdo biletë, një menu FALAS!

Cineplexx rihapet me 1 tetor – për çdo biletë, një menu FALAS!

Kinemaja më e madhe në Kosovë, Cineplexx, po hap sërish dyert për klientët e saj më 1 tetor, dhe me rastin e hapjes, për çdo biletë të blerë, do të ofrohet një Menu FALAS.

Pas një periudhe afër shtatë mujore e mbyllur shkaku i pandemisë së COVID-19, Cineplexx po rikthehet më 1 tetor. Me rastin e hapjes së kinemasë, për çdo biletë të blerë, do të ofrohet një Menu FALAS, e cila përfshin një pije 0,5L dhe një pako kokoshka. Premiera të shumta do të vijnë, ku ndër filmat kryesorë që do të shfaqen do të jenë filmat si: Tenet, The War with Grandpa, New Mutants, Bloodshot, I Love Tropoja, Sonic the Hedgehog, The Invisible Man etj.

Pas përgatitjeve disa ditore, duke pasur parasysh dhe në përputhje me masat e parapara nga IKSHPK, Cineplexx është përkushtuar që ta bëjë kinemanë një ambient më të sigurtë duke implementuar masa sigurie që janë në përputhje me masat e parapara nga IKSHPK. Masat përfshijnë një plan të adaptuar të ulëseve në salla, ku nëse dikush blen biletë për të shikuar film, automatikisht sistemi i shitjes do i bllokojë nga dy ulëse në secilën anë që të mundësohet një distancë maksimale mes personave në sallë. Po ashtu do të ketë mjete shtesë në korridore dhe tualete për mbajtjen e higjienës, do të mundësohet distanca në hapësirat e pritjes, si dhe do të zgjatet hapësira mes shfaqjes së filmave, në mënyrë që të ketë mundësi ekipi i Cineplexx që të pastrojë sallën si duhet dhe që të mos lejojë të bëhen grumbullime mes personave që hyjnë dhe dalin nga salla.

Për më tepër informata rreth eventit vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo.

Ndërsa listën e plotë të filmave që do të mund t’i shikoni në hapje të kinemasë dhe ditëve në vazhdim, e gjeni këtu.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori