Modeli i flokëve bob kurrë nuk del nga moda!

Sivjet, janë shfaqur aq shumë variante, duke filluar nga bobi blunt, bobi parisien dhe deri te versionet e reja shaggy.


Gjithashtu, është lozur edhe me gjatësitë, dhe kështu njësoj ishin të kërkuara edhe variantet e lobit, por edhe profilet e larta, transmeton Telegrafi.

Fakti është se ajo që duket bukur në një fytyrë ovale nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të ketë të njëjtin efekt në një fytyrë katrore dhe anasjelltas, dhe ne ju sjellim një udhëzues të shkurtër se si të gjeni modelin ideal të flokëve në mënyrën më të lehtë që do ju bën edhe trendy edhe të lumtur.

Fytyra e rrumbullakët

Te kjo formë e fytyrës më e rëndësishmja është që të shmangni prerjet “ekstreme”. Gjithashtu, këshillohet që xhufkat të jenë më të gjata, ndërsa variantet me balluke të shkurtra shmangni.

Këto janë disa propozime:

Bobi i gjatë (lob)

204917 rwrw f

Lobi i prerë rrafsh

114797 kim

Lobi me tallaze

225943 profimedia049992657

Fytyra ovale

Fytyra ovale është femërore, me vija të rrumbullakëta, mirëpo, disa modele flokësh mund t’ju bëjnë të dukeni më të plota seç jeni vërtet. Prandaj besohet në variantet e shkallëzuara të bobit të cilat do ta rrumbullakojnë, por jo edhe ta fshehin.

Shikoni sugjerimet për këtë formë të fytyrës:

Bobi deri te linja e mjekrës

276651 profimedia0673493700

Bobi me balluke

206163 profimedia047374707

Bobi me tallaze me balluke

283919

Fytyra katrore

Lajm i mirë është që pothuajse çdo variant të bobit mund t’ia përshtatni formës katrore të fytyrës. Këshilla e vetme është t'i përmbaheni versioneve më të gjata, të paktën mbi vijën e buzës dhe të mos prisni drejt, por t'i mbani ato të buta.

Bob me gjatësi të mesme

118143

Bob asimetrik

202387

Fytyrë në formë zemre

Meqenëse fytyra në formë zemre karakterizohet nga një ballë më e lartë dhe mollëza të theksuara, të gjitha variantet me ndarje të thellë, si dhe teksturë, janë të domosdoshme.

Shaggy lob

240195 shutterstock 1776190700 ff shutterstock

Lob me teksturë

Ndarje e thellë dhe më e gjatë nga njëra anë

Untitled 1c

Bob me onde me gjatësi të mesme

286037 profimedia07009469

/Telegrafi/