LAJMI I FUNDIT:

Cili është dallimi i infarktit në zemër dhe anginës?

Cili është dallimi i infarktit në zemër dhe anginës?

Sa më shpejtë të njihni simptomat dhe sa më shpejtë të kërkoni ndihmë mjekësore, i jepet zemrës mundësi më e mirë që dëmtimi të jetë më i vogël, shërimi të jetë më adekuat dhe i plotë.

Angina (dhembje e zemrës) ka simptoma të ngjashme me infarktin. Dallimi është se te angina gjendja shpejtë përmirësohet kur të ndalet aktiviteti fizik dhe zakonisht simptomat zhduken pas disa minutave. Dukshëm ndihmon nitroglicerina nëse merret nën gjuhë çka nuk është rasti te infarkti i zemrës.

Por, çka nëse nuk jeni të sigurt? Atëherë ndjenjën e tillë e konsideroni si sulm në zemër! Kërkoni ndihmën mjekësore dhe mos u brengosni se mjeku i juaj mund të “hidhërohet”. Natyrisht, ndihmën kërkoni edhe nga familja, shokët apo shokët në vend pune – kërkoni të ju dërgojnë në një nga qendrat e emergjencës.


Veprimi i menjëhershëm mund të shpëton zemrën nga dëmtimet serioze. Shpesh shpëton jetën! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori