LAJMI I FUNDIT:

Cilët qen jetojnë më shumë dhe cilët më pak? Këtë do të duhej ta dimë para se të vendosim për ta blerë

Cilët qen jetojnë më shumë dhe cilët më pak? Këtë do të duhej ta dimë para se të vendosim për ta blerë

Kur vendosim të blejmë një qen, duhet të kemi parasysh shumë faktorë

Kur planifikojmë të blejnë një qen, ballafaqohemi me një sfidë të madhe. Duke filluar nga rritja, madhësia, ngjyra… të gjitha këto janë gjëra të cilave kryesisht u kushtojmë vëmendje, sepse gjithmonë duhet të zgjedhim racat të cilat në përgjithësi na përshtaten.


Gjëja e parë për të cilën duhet të mendoni është raca që do të merrni. Madhësia varet edhe nga raca e qenit, por është e kotë nëse ju pëlqejnë qeni ujk, por jetoni në një apartament më të vogël ku ai nuk do të ketë hapësirë të mjaftueshme.

Gjithashtu, nuk është çdo racë e përshtatshme për fëmijët, andaj duhet menduar edhe për karakterin e qenit, para se të vendosim t’i bashkojmë vogëlushët tanë më të dashur me një kafshë të re, transmeton Telegrafi.

Dhe pastaj, një gjë për të cilën shpesh nuk mendojmë shumë, dhe duhet ta bëjmë – sa kohë do të jetojë raca që planifikojmë të adoptojmë?

Një hulumtim i cili është publikuar në revistën “Scientific Reports” ka treguar që, pas terrierit Jack Russell, raca me jetë më të gjatë është terrieri Yorkshire i cili mesatarisht jeton 12 vjet e gjysmë.

Raca e tretë me jetën më të gjatë është rojtari skocez i kufirit ose Border Collie, i cili mesatarisht jeton 12 vjet e një muaj.

Raca e katërt me jetën më të gjatë është springeri spaniel anglez me jetëgjatësi mesatarisht 11 vjet e 11 muaj.

Më së paku jetojnë qentë me fytyrë të rrafshët

Hulumtimi është bërë duke u mbështetur në të dhënat e “RVC”-së të Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka të dhënat e më shumë se dy milionë kafshëve. Nga ai numër u zgjodhën rastësisht 30.563 qen.

Është treguar që jetë më të shkurtër kanë qentë me fytyrë të shkurtër, të rrafshët, siç janë buldogët dhe bokserët.

Pra, buldogu francez mesatarisht jeton vetëm 4 vjet e gjysmë. Përveç bulldogut francez dhe anglez, Chihuahuas, Husky dhe Pugs kanë shanset më të larta për të vdekur edhe para se të jenë dy vjeç.

Në botë ka më shumë se 220 raca të racave të pastra dhe raca të panumërta të përziera, dhe jetëgjatësia mesatare e tyre është 11 vjet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Lule
Ky truk i lehtë do t'ju ndihmojë të qëroni një qepë për disa sekonda

Ky truk i lehtë do t'ju ndihmojë të qëroni një qepë për disa sekonda

Bëje vet
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Lifestyle
Kalo në kategori