“Pasion de Gavilanes” apo në shqip “Pasionet e Fshehta” tashmë është konfirmuar se po rikthehet në vitin 2022.
Kjo melodramë kolumbiane do të kthehet në ekran për një sezon të dytë, me një kast më ndryshe që premton të jetë i barabartë ose më fantastik se sezoni i parë.
Shumë fansa të kësaj telenovele po presin me padurim për premierën e “Pasion de Gavilanes 2”, megjithëse me një ‘renovim’ të kastit, disa prej të cilëve do jenë të pranishëm e disa të tjerë nuk do të shfaqen sërish.
View this post on Instagram
Ajo që dihet deri më tani
Pas disa muajsh spekulime nëse kasti origjinal do të merrte pjesë apo jo në këtë sezon të ri, Telemundo më në fund i ka hequr dyshimet.
Sipas kompanisë, kasti origjinal tashmë është takuar për të nisur xhirimet e sezonit të dytë dhe ka konfirmuar se Mario Cimarro, Danna Garcia, Juan Alfonso Baptista, Natasha Klauss dhe Paola Rey janë po ashtu pjesë e këtij sezoni të ri.
Megjithatë, origjinali “Franco Reyes”, Michel Brown, nuk do të rikthehet në ekran me personazhin e tij.
Në një intervistë për një medium spanjoll, aktori tha se ‘ai vendosi të mos e bëjë më. Më duket se secili është pronari i vendimeve të tij’.
Edhe aktorja që u shfaq në rolin e “Pepita Ronderos”, e njohur me emrin e vërtetë si Lady Noriega, nuk do jetë pjesë e sezonit të dytë.
Ana Lucia Dominguez, e cila luajti Ruth Uribe, gjithashtu nuk do të shfaqet në këtë sezon.
View this post on Instagram
Aktorët që tanimë kanë vdekur
Nuk dihet ende nëse ‘Calixto Uribe’ do të rikthehet në këtë sezon të dytë, e sigurt është se nëse ai përfshihet, nuk do të luhet nga Fernado Corredor, pasi vdiq në një aksident tragjik në vitin 2016.
Julio del Mar nuk do të jetë gjithashtu e këtij sezoni meqë ndërroi jetë më 25 gusht 2019 në moshën 75-vjeçare për shkak të një infeksioni respirator.
Herbert King (Herzog Vargas) vdiq në vitin 2018 pasi pësoi një atak në zemër.
‘Esperanza’ nuk do të interpretohet nga Liliana Lozano. Ajo u vra në fillim të vitit 2009. Lozano, ish-mbretëresha e bukurisë, ishte 30-vjeçe.
Më në fund, aktori Raul Gutierrez nuk do të jetë në rolin e ‘Jaime Bustillo’ duke qenë se vdiq vitin e kaluar në moshën 64-vjeçare për shkak të disa problemeve shëndetësore.
View this post on Instagram
Akoma nuk ka një datë të saktë të lansimit të sezonit të dytë të “Pasion de Gavilanes”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze