LAJMI I FUNDIT:

Cilët janë emrat e mundshëm për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Cilët janë emrat e mundshëm për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi mbështetjen për ligjvënësin, Jim Jordan për të zënë vendin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, pas shkarkimit të ligjvënësit republikan, Kevin McCarthy, ndërsa republikanët e përçarë të dhomës përpiqen të bashkohen pas rënies historike nga detyra të McCarthyt.

Jordan përballet me një sfidë nga ligjvënësi Steve Scalise, republikani numër 2 i Dhomës së Përfaqësuesve, i konsideruar prej kohësh si pasardhësi i McCarthyt.


Jim Jordan

Ligjvënësi Jim Jordan, prej kohësh një aleat i Trumpit, u mbështet nga disa anëtarë të së djathtës së skajshme në Kongres për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve gjatë zgjedhjeve për këtë detyrë, në muajin janar. Ai mori 20 vota gjatë një raundi votimi. Ai gjithashtu kishte sfiduar McCarthy në një garë për drejtimin e pakicës në vitin 2018.

Jordan, i cili përfaqëson një rajon në Ohio, është kryetar i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, një prej tre paneleve kryesore lidhur me hetimet për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit amerikan, Joe Biden.

Votim historik në SHBA - Kevin McCarthy shkarkohet nga posti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve
Lexo po ashtu Votim historik në SHBA - Kevin McCarthy shkarkohet nga posti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve

Jordan u përplas publikisht me demokratët për hetimet e tyre ndaj presidentit të atëhershëm, Donald Trump, raporton zeramerikes.

Në një letër drejtuar kolegëve, ai bëri thirrje për bashkimin e grupit të ligjvënësve republikanë, duke shkruar se “ne mund të përqendrohemi në ndryshimet që përmirësojnë vendin dhe na bashkojnë në ofrimin e zgjidhjeve reale”.

Steve Scalise

Ligjvënësi Matt Gaetz, që udhëhoqi përpjekjet për të rrëzimin e McCarthy, ka thënë se do të mbështeste për këtë detyrë kolegun Steve Scalise.

Ky i fundit shpalli kandidaturën përmes një letre drejtuar kolegëve.

Ligjvënësi i Luizianës u plagos rëndë kur një person i armatosur hapi zjarr në një stërvitje të ekipit republikan të bejsbollit të Kongresit në vitin 2017.

Kaos në Dhomën e Përfaqësuesve, shkarkimin e kryetarit e kërkoi republikani besnik i Trumpit
Lexo po ashtu Kaos në Dhomën e Përfaqësuesve, shkarkimin e kryetarit e kërkoi republikani besnik i Trumpit

Ai mund të përballet me pyetje nga grupi parlamentar në lidhje me shëndetin e tij, pasi njoftoi në gusht po trajtohej për një formë të kancerit në gjak.

Ai u kritikua për një fjalim në vitin 2002 lidhur me një grup supremacist të bardhë të lidhur me ish-udhëheqësin e Ku Klux Klan, David Duke. Scalise ka thënë se ishte gabuar dhe ishte penduar për këtë.

Kevin Hern

Kevin Hern është kryetar i Komisionit Republikan të Studimeve, një grup republikanësh konservatorë. Ai u ka thënë gazetarëve se disa ligjvënës i kanë kërkuar të marrë në konsideratë kandidimin dhe ka sugjeruar se do të ishte i hapur ndaj tij.

Megjithatë, ligjvënësi nga Oklahoma mund të ketë vështirësi në tërheqjen e mbështetjes nga të moderuarit.

Patrick McHenry

Ligjvënësi Patrick McHenry u emërua të mbante rolin e kryetarit të përkohshëm pas shkarkimit të McCarthy.

Kryetari i Komisionit të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve, është një aleat i zotit McCarthy, i cili foli në mbështetje të tij përpara votimit për shkarkim.

Patrick McHenry, ligjvënës nga Karolina e Veriut, ka thënë se ai nuk e dëshiron postin, por përkrahësit mund ta shtyjnë atë drejt kandidimit, nëse kandidatët e tjerë humbasin mbështetjen.

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori