LAJMI I FUNDIT:

Cilësia në arsim, përplasje të ashpra deri në nivelin personal mes deputetit Ardian Gola dhe Rron Gjinovcit

Cilësia në arsim, përplasje të ashpra deri në nivelin personal mes deputetit Ardian Gola dhe Rron Gjinovcit

Debate të ashpra që kanë kaluar deri në nivelin personal janë zhvilluar në emisionin Debat Plus në mes të Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola (LVV), dhe drejtuesit të organizatës ORCA që merret me cilësinë në arsim.

Reklama

Deputeti i LVV-së ka thënë se bart përgjegjësi të plotë lidhur me vonesën e Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akredim.

Por sipas tij në këtë agjenci duhet të mbizotërojë profesionalizmi.

Mirëpo drejtori i ORCA Rron Gjinovci e ka akuzuar Golën se ky i fundit nuk e njeh fare Agjencinë e Akreditimit.

“Unë i monitoroj mbledhjet e Agjencisë së Akreditimit dhe ju asnjëherë nuk keni qenë në ato mbledhje”, i është drejtuar Gjinovci Golës.

Gola e ka sfiduar Gjinovcin duke i kërkuar atij t’i tregojë disa nene që ky i fundit i kontestoi, dhe pasi drejtuesi i ORCA-s refuzoi të flasë, deputeti i tha:

“A po e sheh që lidhje me kryet nuk keni në lidhje me arkitekturën juridike të Kosovës”.

Debati ka vazhduar tutje duke kaluar edhe në rrafshin personal.

“T’i po tenton të ulësh cilësinë në arsim në mënyrë që vet të avancohesh në arsim pasi nuk keni punime shkencore”, i është drejtuar Gjinovci, Golës.

“Rron Gjinovci je duke marrë miliona euro fonde. Ti e ki përgjegjësinë për këto fonde që je duke i menaxhuar, mos e personalizo debatin. Nuk mund te prodhosh cilësi duke shkatërruar sigurinë juridike”, ka replikuar deputeti Gola.

Deputeti thotë se për shtatë vite në UP janë ndryshuar shtatë rregullore.

“Unë vet nuk e di si do t’ia bëjë kur të më vije radhe për avancim si do t’ia bëjë nëse vazhdohet me këtë trend”, deklaroi Gola.

“Jo ti nuk mundesh në asnjë mënyrë të avancohesh se nuk ke punime shkencore”, i është përgjigjur me ironi Gjinovci.

“Ti asnjë raport profesional nuk ke mundur ta bësh për një institucion akademik siç është UP-ja, e vjen këtu mua më mban ligjërata”, ka qenë kundër replika e Golës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në Zveçan, gjatë përleshjes me protestuesit, u plagosën 25 ushtarë të KFOR-it

Tensione në Zveçan, gjatë përleshjes me protestuesit, u plagosën 25 ushtarë të KFOR-it

Lajme
Policia e Kosovës jep detaje për protestën e dhunmshme në veri të vendit

Policia e Kosovës jep detaje për protestën e dhunmshme në veri të vendit

Lajme
Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Lajme
Shishe, shok bomba e gurë në drejtim të ushtarëve - si filloi përleshja mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it

Shishe, shok bomba e gurë në drejtim të ushtarëve - si filloi përleshja mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it

Lajme
Krasniqi fton presidenten dhe kryeministrin që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Krasniqi fton presidenten dhe kryeministrin që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Politikë
Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme

Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme

Politikë
Kalo në kategori