LAJMI I FUNDIT:

Cilat ushtrime i përgjigjen personalitetit tuaj?

Cilat ushtrime i përgjigjen personalitetit tuaj?

Të gjithë e dimë se ushtrimet trupore janë të shëndetshme, por një numër i madh nuk i praktikon ato rregullisht. Ata që fillojnë të merren me to, shpejt heqin dorë. Pse? Për shkak të zgjedhjes së gabuar të ushtrimeve.

Ekspertët thonë se jo të gjithëve u përshtatet forma e njëjtë e ushtrimeve trupore. Pikërisht për këtë shkak, njerëzit shumë shpejt heqin dorë nga ushtrimet.

Profesori Ken Box nga Universiteti i Bristolit, thotë se ushtrimet trupore që nuk janë në përputhje me personalitetin e personit të caktuar, mund të ndikojnë negativisht në vetëbesimin e tij, transmeton Telegrafi.

Disa personave u përshtatet vrapimi, të tjerëve sportet ekipore. Pra, varet nga personaliteti i secilit person. Çfarë ju përshtatet juve?

Personat dominues dhe agresivë

Personave agresivë u sugjerohet ngjitja në bjeshkë. Personat agresivë dhe dominues nuk janë për sportet ekipore. Bëhet fjalë për personat, për të cilët karriera është më e rëndësishmja dhe janë të dhënë pas garimit të tepruar, kështu që nuk do të duhej të zgjedhin sporte ekipore.

Personat e tillë kanë shpirt aventuristi dhe i pëlqejnë aktivitetet e pazakonta. Ekspertët për ta sugjerojnë sporte solo, siç janë vrapimi, por zgjidhja më e mirë do të ishte ngjitja në bjeshkë, sepse kjo përfshin garimin me natyrë. Për personat e personalitetit të tillë, natyra është i vetmi kundërshtar i denjë.

Personat narcisë

Personat, që mund t’i karakterizojmë si narcisë, bëjnë kujdes për trupin e tyre. Për ata është e rëndësishme që të jenë më të mirët në gjithçka, pra edhe në ushtrimet trupore. Pikërisht për këtë, ekspertët i këshillojnë që të zgjedhin sportin, i cili jo domosdo do t’u shërbejë për formësimin e trupit dhe për garim, por edhe për argëtim të mirë.

Zgjedhja e vërtetë për personat e tillë është shëtitja apo vozitja me biçikletë. Një formë e tillë e ushtrimeve trupore do t’ua përmirësojë aftësitë fizike, por edhe do t’i nxisë të përqendrojnë vëmendjen edhe në personat e tjerë përreth tyre.

Personat e tërhequr

Personat e tërhequr më së miri ndihen në shoqëri të njerëzve që i njohin, sepse janë të mbrojtur dhe të sigurt. Këtyre ekspertët u këshillojnë sporte ekipore. Posaçërisht u sugjerohen ushtrimet në palestra me persona të tjerë, sepse në këtë mënyrë mund të mundin turpin.

Ushtrimet në palestër do të forcojnë vetëbesimin e tyre, por do t’u ndihmojnë edhe në formësimin e trupit të tyre. Shkuarja e rregullt në palestër do t’u ndihmojë që të arrijnë kontakte të reja shoqërore.

Personat e lodhur dhe pasivë

Personat të cilëve gjithmonë iu mungon energjia nuk janë përtacë, por nuk janë mjaftueshëm të motivuar. Ata fillojnë të ushtrojnë, por shumë shpejt heqin dorë. Për t’u motivuar, duhet të zgjedhin sporte ekipore. Pse?

Ekspertët thonë se ata mund të motivohen nga të tjerët, kështu që kur nuk kanë vullnet për të ushtruar, marrin motivim nga të tjerët. Pasi çdo gjë në jetë është çështje shprehie, ushtrimet trupore do të kalojnë në shprehi, kështu që bëhen pjesë përbërëse e jetës së tyre. Përveç trupit të bukur, do të kenë edhe përplot energji, ndërsa për të gjitha këto meritore është zgjedhja e duhur e ushtrimeve trupore. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori