Banakierët kreativë kanë shpikur qindra lloje koktejesh, mirëpo të gjitha e kanë një të përbashkët – qindra e qindra kalori të zbrazëta.
Nëse shihni që në koktej hidhen përbërës si p.sh. lëngje, shurupe, sheqer, mjaltë – dijeni që pija e tillë është vrasëse e linjave të trupit tuaj, transmeton Telegrafi.
Po ju sjellin pesë propozime të pijeve të cilat nuk përmbajnë sasi të mëdha kalorish, andaj me kënaqësi do të mund t’i konsumoni këtë verë.
Koktejet nga pemët e freskëta
Nëse në banak shihni që banakieri përdor pemë të freskëta, porosisni koktej në të cilin pikërisht janë përbërës kryesorë pemët e freskëta. Koktejet e tjera përmbajnë plot shurupe të aromatizuara të cilat kanë sasi të mëdha sheqeri, mirëpo është më se e sigurt që koktejet nga pemët e freskëta përmbajnë më pak përbërës të këqij.
Votkë të pastër
Edhe pse ju duket që vodka është e pasur me kalori, në krahasim me pijet e tjera nuk është edhe aq keq, prandaj 25 mililitra vodkë përmban 55 kalori. Në krahasim me ujin e pastër, ato të aromatizura kanë shumë më tepër sheqer dhe kalori andaj uji i pastër është më i mirë. Natyrisht mos e teproni me ujin e zakonshëm nëse kujdeseni për linjën trupore.
Birra
Birra e zakonshme nuk ka ndonjë përbërës të fshehur, i cili do të shkaktonte tepricë peshe trupore, andaj, nëse kënaqeni me shijen e saj, mund ta konsumoni lirisht. Kujdes vetëm me sasinë, duke pasur parasysh që birra është prodhim ushqimor dhe mund të shtoni peshë nëse e konsumoni në sasi të mëdha.
Vera
Vera përfundimisht është njëra ndër pijet më të mira të cilën mund ta konsumoni nëse e ruani linjën, por është shtesë plus që vera e zezë përmban shumë antioksidantë të cilat mbrojnë zemrën.
Tekila
Tekila përmban shurup agave, ndërkaq e dimë që është përbërës kyç i ushqimit të njerëzve. Shurupi i agaves është ëmbëlsues natyral, i cili ngre sheqerin në gjak sikur sheqeri i zakonshëm. Tekila ka shije të shkëlqyeshme, andaj kur e konsumoni nuk ka nevojë ta kombinoni me ndonjë shurup. Edhe një përparësi është që tekila nuk shkakton fryrje stomaku, andaj mund ta konsumoni edhe para se të dilni në plazh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Çiklizmi vs Vrapimi
Paralajmërimi i dietologëve për pijet e pashëndetshme
Nëse milingonat kanë ‘pushtuar’ shtëpinë tuaj, hidhni kripë
Pija që mund t’ju ndihmojë t’i shkrini depozitat e yndyrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe