LAJMI I FUNDIT:

Cilat lloje të barnave shkaktuan më së shumti reagime negative në Serbi?

Cilat lloje të barnave shkaktuan më së shumti reagime negative në Serbi?

Gjatë vitit paraprak në Agjencinë për Barna dhe Pajisje Mjekësore të Serbisë (ALIMS) janë raportuar gjithsej 1807 raste të reaksioneve të padëshiruara nga barnat. Agjencia thekson se numri më i madh i efekteve anësore është shënuar pas imunizimit me vaksina kundër coronavirusit.

Bëhet fjalë për reaksione shkaku i barnave, përfshirë edhe vaksinat, të cilat janë raportuar dhe evidentuar në Qendrën Kombëtare të Farmakovigjilencës (QKF) të Serbisë direkt nga punonjësit e shëndetësisë dhe pacientët, por edhe nga mbajtësit e licencës së barnave, shkruan N1.


“Nga numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara të efekteve të padëshiruara shkaku i barnave që janë raportuar në ALIMS gjatë vitit të kaluar, 1,652 prej tyre janë dokumentuar në mënyrë adekuate dhe kanë plotësuar kriteret për hyrje në bazën kombëtare të të dhënave dhe përcjellje në bazën globale të të dhënave VigiBase”, thekson Pavle Zeliq nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore.

Si raportohet reagimi negativ?

Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore sqaron se raporti i reaksioneve të padëshiruara ndaj një medikamenti paraqet një rast të lidhur me një pacient dhe mund të përmbajë disa reaksione të padëshiruara, si dhe barnat që dyshohet se i shkaktojnë ato.

Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i reaksioneve të padëshiruara individuale të regjistruara, d.m.th. i barnave të dyshuara, është më i madh se numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara të reaksioneve anësore të ilaçit, transmeton Telegrafi.

Numri më i madh i raportimeve ka të bëjë me barnat që i përkasin grupit L Antineoplastikët dhe imunomoduluesit (657), të ndjekur nga grupi J – Antiinfektiv për përdorim sistemik (548), më pas grupi C – sistemi kardiovaskular (181) dhe në fund grupi A – trakti ushqimor dhe metabolizmi (152).

Brenda grupit J, barna anti-infektive për përdorim sistemik, i cili përfshin kryesisht barna të përshkruara për trajtimin dhe parandalimin e coronavirusit, 43 barna të dyshimta nga nëngrupi J05 Antiviralë për përdorim sistemik, 194 barna të dyshimta nga nëngrupi J07 Vaksinat që lidhen me vaksinat kundër COVID-19 dhe 123 barna të dyshuara nga nëngrupi J01 Antibiotikët për përdorim sistemik.

Sa dhe çfarë reaksionesh negative janë regjistruar?

Sipas të dhënave të Agjencisë për barna dhe pajisje mjekësore të Serbisë (ALIMS), në 1652 raste të dokumentuara në mënyrë adekuate janë regjistruar 4441 reaksione të padëshiruara.

Një reaksion i padëshiruar është çdo reagim i dëmshëm dhe i paqëllimshëm ndaj një medikamenti që ndodh kur doza e zakonshme e barit përdoret tek njerëzit për qëllime trajtimi, parandalimi të sëmundjes, diagnostikimi ose kur ndonjë dozë e barit administrohet gjatë një prove klinike.

Ndër reaksionet e padëshiruara që janë raportuar gjatë vitit të kaluar, numri më i madh i përket grupeve të mëposhtme të sistemeve të organeve:

Ndër reaksionet e padëshiruara që janë raportuar gjatë vitit të kaluar, numri më i madh i reaksioneve i përket grupeve të mëposhtme të sistemeve të organeve:

– Çrregullime të përgjithshme dhe reaksione në vendin e administrimit
– Çrregullime të lëkurës dhe indit nënlëkuror
– Çrregullime gastrointestinale
– Çrregullime të sistemit nervor

Reagimet anësore më të zakonshme të raportuara ishin:

– dhimbje koke
– të përziera
– lodhje
– kruarje
– skuqje
– rritje e temperaturës së trupit
– plogështi
– skuqje

Ndër rastet e reaksioneve të padëshiruara që janë raportuar, numri më i madh është shënuar në grupmoshat nga 18 deri në 40 vjeç, më pas grupi nga 41 në 64 vjeç dhe në fund grupi nga 65 deri në 74 vjeç.

Numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara të reaksioneve të padëshiruara në vitin 2022 është 40 për qind më i ulët se në vitin 2021, kur u regjistrua numri më i lartë i raportimeve deri më tani – më pak se 3000. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori