Helmimi me ushqim shkaktohet nga ngrënia e ushqimit apo konsumimi i ndonjë pije e cila është e kontaminuar me lloje të caktuara të baktereve, paraziteve, viruseve apo toksinave tjera, transmeton Telegrafi.
Ushqimi mund të kontaminohet në mënyra të ndryshme, ndërsa mënyra më e mirë për të shmangur helmimin nga ushqimi, është duke i ndjekur këto këshilla:
– Gjithmonë pastroni duart
– Sigurohuni që mishi është i pjekur mirë
– Nëse dikush ka gastroenterit, mos e lejoni ta prekë ushqimin të cilin ju do ta hani
– Mos i lini kafshët shtëpiake, mizët apo insektet tjera afër ushqimit
– Mos e ruani ushqimin në temperatura të pacaktuara – kjo u mundëson baktereve të rriten
Cilat janë simptomat e helmimit nga ushqimi?
– Marramendje
– Diarre
– Vjellje
– Dhimbje stomaku
– Djersitje, grip apo ethe
– Dhimbje të kokës
– Lodhje të tepërt
Këto simptoma mund të jenë të njëjta edhe me sëmundje tjera, por nëse jeni të vetëdijshëm se mund të keni ngrënë ushqim të kontaminuar, atëherë është mirë të shkoni menjëherë te doktori.
Gjithashtu vlen të ceket se disa njerëz janë më të rrezikuar se tjerët për t’u helmuar nga ushqimi. Personat në moshë, fëmijët, gratë shtatzënë dhe njerëzit me sistem të dobët të imunitetit duhet të kujdesen më shumë gjatë përgatitjes dhe ngrënies së ushqimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit