LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë përfitimet e Kosovës nga hartimi i listës të organizatave terroriste?

Cilat janë përfitimet e Kosovës nga hartimi i listës të organizatave terroriste?

Një grup institucionesh në Kosovë janë përfshirë në hartimin e një liste të personave, grupeve apo organizatave që kanë kryer akte terroriste, një veprim që shihet si pjesë e përpjekjeve për të shtuar shkallën e sigurisë në vend.

Ky hap pason dekretin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që tashmë ka hyrë në fuqi, për hartimin e një liste të tillë, ndërsa deri në përfundim të punës, vendi do të zbatojë listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, që është rifreskuar në janar të këtij viti.


Në atë listë janë 21 grupe apo etnitete dhe 15 persona.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e vlerëson lart rëndësinë e hartimit të një liste të tillë.

“Mendoj që kjo i kontribuon jashtëzakonisht shumë sigurisë sonë kombëtare, kjo i kontribuon një bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë edhe në raport me Kosova me Bashkimin Evropian dhe po hyjmë me një proces shumë të rëndësishëm ku do të rrisim kujdesin, angazhimin tonë përballë individëve të cilët mund të jenë në lista përballë njerëzve që mund të jenë pra udhëheqës të këtyre organizatave dhe që në një formë mund ta vizitojnë Kosovën apo rajonin dhe do të jemi më vigjilentë, më të angazhuar përballe kërcënimeve që mund të vijnë nga organizatat e tilla”,tha ministri Tahiri.

Dekreti i presidentit Thaçi, është mbështetur nga Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton dhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, të cilët kanë veçuar posaçërisht cilësimin e Hezbollahut si një organizatë terroriste.

Thaçi shpall organizatat terroriste për vitin 2019
Lexo po ashtu Thaçi shpall organizatat terroriste për vitin 2019

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë për Zërin e Amerikës se hartim i listës do të ndihmonte shtimin e shkallës së sigurisë në vend.

“Kosova si pjesë e koalicionit kundër terrorist është shumë domosdoshme që të ketë listën edhe të organizatave terroriste por edhe të personave apo udhëheqësve të këtyre organizatave posaçërisht në këtë pjesë të brishtë ku ata realisht në Kosovë kalojnë apo kanë kaluar pa një kontroll të duhur”, tha ai.

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste
Lexo po ashtu Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Ibishi numëron disa nga përfitimet që do të jenë nga krijimi i një liste të tillë.

“Përfitimet janë nga ato se Kosova deri tash për shkak të një procesi shumë të stërzgjatur të zyrës së Interpolit në Kosovë e cila shkon përmes UNMIK-ut kemi pasur shumë ngecje, shpeshherë ka ndodhur që të kaloj personi dhe pastaj ta kuptojmë që ai ka qenë pjesë e një organizate terroriste apo një person i kërkuar ndërkombëtar. Me këtë sistem të ri dhe me evidencat e reja që do të jenë te pikat e kalimit kufitare por edhe brenda do të jetë më lehtë të identifikohen personat që janë pjesë e këtyre organizatave”, tha Ibishi.

Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit, ndërsa është përqendruar për një kohë të gjatë në ndërprerjen e valës së luftëtarëve të huaj dhe pengimin e financimit të grupeve terroriste. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori