La Liga mbetet një nga kampionatet në të pëlqyera në botë, ku përballen klube si Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Sevilla dhe Villarreal.

Vetëm tri klube kanë fituar tituj në 21 vite, ku Los Blancos dhe Blaugranat kanë fituar shumicën prej tyre.


Më poshtë Marca ka hulumtuar sezonet e secilës prej skuadrave që kanë luajtur në elitë, duke nxjerrë 20 më të suksesshmet.

20. Racing  Santander 10 sezone dhe 439 pikë të tubuara dhe mbajnë pozitën e 20-të. Sezoni i fundit që ata luajtën në La Liga ishte më ai 11/12.

16343178609188

19. Real Zaragoza 10 sezone dhe 446 pikë. Në 06/07 ata arritën të përfundojnë të gjashtin kur Víctor Fernández ishte në stol. Që nga 12/13 ata nuk kanë arritur të kthehen në elitë.

16343184167999

18. Real Valladolid 11 sezone dhe 452 pikë. Ekipi i parë nga 20 më të mirët, që ka luajtur për dhjetë sezone në La Liga 2.

16343191507671

17. Levante UD 14 sezone dhe 552 pikë. Një skuadër që qëndron në mesin e renditjes, por në sezonin 11/12 ata siguruar garat e UEFA-s.

16343195509692

16. RCD Mallorca 14 sezone, 625 pikë. Një histori që është rregullisht në La Liga, tani e rikthyer pas disa vitesh të trazuara. Gregorio Manzano e kishte dërguar Mallorcan ne vendin e pestë në sezonin 09/10.

16343200556336

15. Malaga CF 15 sezone, 687 pikë. Përkundër faktit se ne nuk i kemi parë andaluzianët në La Liga në katër sezonet e fundit, gjatë këtij shekulli ata kanë lënë gjurmë. Pellegrini së bashku me lojtarë si Isco, Joaquín ose Cazorla arritën ta çojnë Malagën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi e kishin përfunduar të katërtin kampionatin në vitin 11/12.

16343203565046

14. Celta Vigo 15 sezone, 692 pikë. Celta sjell kujtime shumë të mira dhe është skuadër stabile e elitës.

16343209911257

13. CA Osasuna 17 sezone, 737 pikë. Me Javier Aguirre ata arritën të përfundojnë të pestët në sezonin 05/06.

16343213073363

12. Deportivo la Coruña 15 sezone, 741 pikë. 69 pikë kishte arritur në La Liga, Deportivo e sezonit 99/00.

16343215384731

11. Getafe CF 17 sezone, 760 pikë. Vetë Míchel, i shkarkuar disa ditë më parë, mori vendin e gjashtë në sezonin 09/10. Bordalás do ta tejkalonte atë në sezonin 18/19.

16343219459173

10. Real Betis 18 sezone, 834 pikë. Tani jemi në top 10. Sera Ferrer mori pozicionin e katërt në sezonin 04/05.

16343226185791

9. RCD Espanyol 20 sezone, 888 pikë. Skuadra e parë që arriti majën me 20 sezone. Më 04/05 ata ishin të pestët.

16343230476968

8. Real Sociedad 18 sezone, 900 pikë. Ekipi i vetëm në Top 10 që me vetëm 18 edicione, por aq shumë pikë. Fakt është se klubi bask është gjithmonë në krye të renditjes.

Screenshot 10 4

7. Athletic Bilbao 21 sezone, 1056 pikë. Luanët janë klubi i parë në listë që ka konkurruar në të gjitha edicionet e shekullit 21 në La Liga dhe gjithashtu i pari që duket se ka arritur 1000 pikë.

16343239383908

6. Villarreal CF 20 sezone, 1111 pikë. Nëndetësja e verdhë ka arritur të vendoset si një nga klubet më të mëdha në Spanjë në këtë shekull të 20 -të. Sezoni i tyre më i mirë ishte 04/05, në të cilin ata përfunduan të tretët.

16343242098877

5. Valencia CF 21 sezone, 1244 pikë. Dy ligat e arritura nga Rafa Benítez e pozicionuan atë si një nga rivalët kryesorë të Real Madrid dhe FC Barcelona në vitet e para të shekullit.

16343247761361

4. FC Sevilla 21 sezone, 1253 pikë. Sevilla renditet në vendin e katër, pavarësisht se nuk ka fituar asnjë kampionat këtë shekull. Pozicionet më të mira u arritën nga Juande Ramos, Manolo Jiménez dhe Julen Lopetegui që zinin vendin e tretë.

16343252846295

3. Atlético de Madrid 20 sezone, 1294 pikë. Shekulli XX filloi me pikën e zezë të rënies së tyre, por në sezonin e fundit ata arritën të fitojë përsëri La Ligan, diçka që ata e kishin arritur tashmë në sezonin 13/14 me Simeonen.

16343257197594

2. Real Madrid 21 sezone, 1670 pikë. Real Madridi është i dyti me 8 kampionate deri më tani këtë shekull dhe vetëm 19 pikë prapa vendit të parë.

16343262127948

1. FC Barcelona 21 sezone, 1689 pikë. Lider në këtë shekull përsa i përket kampionateve, 10 në total. Rijkaard e filloi rrugën dhe Pep Guardiola e vazhdoi në maksimum, duke fituar tre në katër sezone.

16343264554184

/Telegrafi/

telegrafi sport app