LAJMI I FUNDIT:

Çifti nga India punësuan 10-vjeçaren si pastruese, pasi u zbulua se e kishin rrahur – fqinjët dhe familjarët e saj i bënë për spital dyshen

Çifti nga India punësuan 10-vjeçaren si pastruese, pasi u zbulua se e kishin rrahur – fqinjët dhe familjarët e saj i bënë për spital dyshen

Një pilote dhe bashkëshorti i saj janë tërhequr zvarrë dhe nxjerrë nga shtëpia e tyre nga fqinjët e zemëruar, të cilët kishin dëgjuar se ata kishin abuzuar me vajzën 10-vjeçe të cilën e kishin punësuar si pastruese në shtëpi në Indi.

Poornima Bagchi, 33-vjeçe dhe partneri i saj Kaushik, 36, pretendohet se kishin punësuar vajzën e vogël si pastruese në shtëpinë e tyre në Dwarka të Delhit, transmeton Telegrafi.


Vajza që punoi për ta për dy muaj, para se familjarët t’ia mësynin shtëpisë së çiftit, me pretendimin se vajza ishte keqtrajtuar dhe në trupin e saj kishte mavijosje.

Pamjet e momenti kaotik janë regjistruar me kamerë amatore, ku shihet pilotja dhe bashkëshorti i saj duke u nxjerrë zvarrë nga shtëpia.

Ata janë rrahur brutalisht nga turma që ua shkulnin flokët, i godisnin me shqelma e grushta, kurse pilotja indiane shihej e veshur me uniformën e saj.

Pas shfaqjes së policisë dhe marrjes në pyetje, u konstatua se 10-vjeçarja ishte punësuar si pastruese dhe vazhdimisht ishte rrahur gjatë dy muajve.

Pas pranimit të fajësisë, dyshja u dërguan në burg dhe së shpejti pritet të shfaqen në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori