LAJMI I FUNDIT:

Çiftet e reja duhet të takohen vetëm dy herë në javë me njëri-tjetrin

Çiftet e reja duhet të takohen vetëm dy herë në javë me njëri-tjetrin

Çiftet që sapo kanë filluar lidhjen duhet ta zvogëlojnë kohën që e shpenzojnë me njëri-tjetrin, kanë thënë ekspertët

Në fazat e hershme të lidhjes, emocionet e të takuarit dikë të ri mund t’ju bëjnë të dëshironi të shpenzoni sa më shumë kohë që është e mundur me ta, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, kjo nuk është e këshillueshme.

Scott Carroll, psikiatër dhe autor librash, beson se çelësi për një fillim të lumtur të një lidhje qëndron në atë se duhet ta takoni personin tjetër vetëm dy herë në javë.

Ndërsa Dr. Seth Meyer, psikolog i licencuar dhe gjithashtu autor librash, së fundmi ka shkruar se si takimi i shpeshtë me një partner të ri mund të ketë efekte negative në periudhë afatgjatë në lidhje.

“Përderisa çiftet duan ta kalojnë çdo ditë së bashku në fillim të lidhjes dhe ta njohin njëri-tjetrin, fatkeqësisht kjo nuk është formula e cila do të rezultojë në një lidhje të suksesshme afatgjate”, ka shkruar ai.

Sipas Meyeres, takimi i shpeshtë me partnerin e ri e rritë dëshiron për të qenë intim seksualisht dhe fizikisht me njëri-tjetrit, e kjo ju rrezikon t’i përjetoni emocionet më të thella shumë shpejt. /Telgrafi/