LAJMI I FUNDIT:

Ciao Berto sjell dyshekët MAGNIFLEX – tani me zbritje dhe 12 këste pa interes!

Ciao Berto sjell dyshekët MAGNIFLEX – tani me zbritje dhe 12 këste pa interes!

Gjumi është esencial për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Në Ciao Berto, besojmë se ambienti i duhur dhe materialet cilësore, janë çelësi i një jetese të shëndetshme dhe të rehatshme.

Të gjithë kanë nevoja specifike kur bëhet fjalë për pushim cilësor. Për këtë arsye, MAGNIFLEX ka zhvilluar një gamë të gjerë dhe të larmishme dyshekësh duke përdorur materiale të cilësisë së lartë që plotësojnë të gjitha nevojat tuaja.

Ciao Berto me vite radhazi, sjellë brendin italian të dyshekëve, MAGNIFLEX për klientët kosovarë. Në vitet ’60, Giuliano Magni krijoi dyshekët e tij të parë në një punëtori të vogël. Ishte fillimi i një rrugëtimi që më vonë u shndërrua në një revolucion.

Dyshekët anti-bakterial  të krijuar me mjeshtëri në Itali, nga MAGNIFLEX, përqafojnë pasionin dhe përkushtimin që i bën dyshekët MAGNIFLEX të veçantë dhe të papërsëritshëm.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të flenë mirë, rehat dhe të zgjohen me super energji, Ciao Berto sjellë dyshekët MAGNIFLEX me mundësi pagese deri në 12 KËSTE pa interes dhe 5% ZBRITJE!

Investo në ëndrrat tua! MAGNIFLEX, për gjumë të rehatshëm!