LAJMI I FUNDIT:

Christian Siriano nxjerr në ankand një fustan të kaltër dhe të verdhë për të mbështetur Ukrainën

Christian Siriano nxjerr në ankand një fustan të kaltër dhe të verdhë për të mbështetur Ukrainën

Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, bota e modës po nxitet për të ndihmuar.

Christian Siriano është stilisti i fundit që ofroi mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës, duke postuar një foto në Instagram të mërkurën me një fustan të kaltër dhe të verdhë të personalizuar për një kauzë të mirë.

“Si stilist zëri ynë janë rrobat tona!”, tha studenti i “Project Runway”, duke ndarë një foto të një krijimtarie të ndezur prej tyli në ngjyrat e flamurit ukrainas që do të dalë në ankand për të përfituar bamirësi.


Dizajneri, i cili është i preferuari i yjeve si Ariana Grande, Lizzo dhe Lady Gaga, shtoi se “nëse disa pjesë tyli mund të ndihmojnë në shpëtimin e dikujt, atëherë PO, ne do t’ia dhurojmë këtë fustan ofertuesit më të lartë të mundshëm dhe do ta përputhim atë donacion për Ukrainë”.

“Lutjet janë me këdo që vuan tani,” shtoi Siriano në fund të shkrimit të tij, së bashku me emoji të zemrave me ngjyrat përkatëse.


“Shpresoj shumë që një i famshëm ta marrë këtë dhe të veshë në tapetin e kuq të Oscars”, komentoi një ndjekës, ndërsa një tjetër tha: “Kjo është ajo që ka të bëjë me modën! Faleminderit Christian”.

Siriano i bashkohet stilistëve dhe shitësve të mëdhenj të modës që kanë bërë donacione ose kanë ndaluar shitjet në Rusi gjatë javëve të fundit, duke përfshirë Burberry, Chanel, Gucci, Valentino dhe Louis Vuitton. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Moda
Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Flokë dhe stil
Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Keshilla Modë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

"Nënpikturimi", truku i preferuar i grimit që premton një bazë perfekte

Grim
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Kalo në kategori