Chris Brown ende mëson për dashuri

Krijuesi i hitit “Don’t Judge Me”, i cili së fundmi është ndarë nga Karrueche Tran për t’u bashkuar me Rihannan,thotë se reputacioni i keq i fituar si një ‘lojtar’ nuk qëndron.
“Një gjë për të cilën njerëzit kanë dëshirë që unë të flas është jeta ime publike e dashurisë. Kur vjen te jeta ime e dashurisë, perceptimi i parë thotë se luaj me femrat. Por, kjo nuk është e vërtetë. Unë ende nuk i di shumë gjëra për jetën në lidhje”, është shprehur Brown.
Chris Brown besohet se është në lidhje me Rihannan dhe kënga e re “Don’t Judge Me” koincidon me këtë deklaratë, pasi në këtë këngë ai kërkon të mos gjykohet për jetën e tij në të kaluarën.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































