LAJMI I FUNDIT:

Chiellini konfirmon se e kishte ‘mallkuar’ Sakan para se të dështonte nga penalltia në finale të Euro 2020

Chiellini konfirmon se e kishte ‘mallkuar’ Sakan para se të dështonte nga penalltia në finale të Euro 2020

Giorgio Chiellini ka thënë se ai ka bërë një “mallkim” në Bukayo Sakan para se talenti i Anglisë të humbte penalltinë të dielën mbrëma në finale të Euro 2020.

Anëtari i Arsenalit dështoi të shënonte përballë Gianluifi Donnarummas, pasi italiani e pritet penalltinë deçizive, duke bërë që Azzurët të fitonin 3-2 në 11 metrsha, derisa koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1.

Para se Saka ta godiste topin, Chiellini bërtiti “Kiricocho!”, një fjalë që përdoret shpesh nga futbollistët ndër dekada, duke i uruar kundërshtarit fat të keq.


Peticioni i krijuar nga tifozët kërkon rikthimin e finales së Euro 2020, pas ndërhyrjes anti-sportive të Chiellinit në Buakyo Sakan
Lexo po ashtu Peticioni i krijuar nga tifozët kërkon rikthimin e finales së Euro 2020, pas ndërhyrjes anti-sportive të Chiellinit në Buakyo Sakan

Duke dhënë një intervistë për ESPN, Chiellini ka thënë: “Përshëndetje Christian, konfirmoj gjithçka! Kiricocho!”.

Një video nga UEFA po ashtu shfaq mbrojtësin italian duke e thënë fjalën, mirëpo askush nuk e dinte saktë.

Momenti kur Chiellini shpëtoi nga kartoni i kuq, për të marrë vetëm të verdhin në ndërhyrjen anti-sportive ndaj Sakas
Lexo po ashtu Momenti kur Chiellini shpëtoi nga kartoni i kuq, për të marrë vetëm të verdhin në ndërhyrjen anti-sportive ndaj Sakas

Çfarë është mallkimi Kiricocho?

Juan Carlos ‘Kiricocho’, ose Quiricocho sipas disa versioneve të historisë, ishte një mbështetës i fortë i klubit argjentinas Estudiantes de la Plata gjatë viteve 1980.

Tifozi madje ndoqi disa nga seancat stërvitore të klubit, por trajneri kryesor i Estudiantes Carlos Bilardo filloi të vinte re se lojtarët e tij dukej se në mënyrë misterioze lëndoheshin sa herë që ishte i pranishëm Kiricocho.

Të gjithë ishin të hutuar se përse Donnarumma nuk festoi pas penalltive – italiani zbulon se çfarë kishte ndodhur
Lexo po ashtu Të gjithë ishin të hutuar se përse Donnarumma nuk festoi pas penalltive – italiani zbulon se çfarë kishte ndodhur

Bilardo, siç thuhet në legjendë, i tha Kiricocho të merrte pjesë në seancat stërvitore të rivalëve të Estudiantes, duke shpresuar të përdorë fuqitë e tij për të ndihmuar, në vend që të dëmtojë skuadrën e tij.

“Kiricocho ishte një fëmijë nga La Plata që ishte gjithmonë me ne, dhe që nga ai vit ne ishim kampionë [në 1982], ne e morën atë si hajmali tonë,” kishte thënë në atë kohë Bilardo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

La Liga
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

La Liga
Kalo në kategori