LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet përgatit dy versione speciale të modelit Corvette për tregun japonez

Chevrolet përgatit dy versione speciale të modelit Corvette për tregun japonez

Chevrolet ka prezantuar dy versione të kufizuara të modelit special Corvette Stingray, të cilat do të jenë në dispozicion ekskluzivisht për klientët në Japoni.

Lëvizja vjen pas debutimit të suksesshëm të Chevrolet Corvette në Japoni, duke shënuar herën e parë që vetura legjendare sportive ofrohet me timonin në anën e djathtë direkt nga fabrika, transmeton Telegrafi.


Kjo nuk është hera e parë që Chevrolet i kushton vëmendje të veçantë tregut japonez, pasi muajin e kaluar u prezantua ngjyra e kufizuar për Camaro.

Fjala është për modelet Limited Racing Style Edition dhe Limited Sport Style Edition, dhe të dy versionet do të prodhohen në 35 njësi.

Blerësit do të jenë në gjendje të zgjedhin midis një coupe dhe një të konvertueshme, me dy kombinime ngjyrash të disponueshme për secilin version.

Corvette Limited Racing Style Edition është i disponueshëm në dy ngjyra të jashtme, Hipersonike Grey ose Arctic White. Në varësi të ngjyrës së zgjedhur, vetura ka edhe linja të plota në të zezë ose të kuqe.

Brendësia është e dekoruar me detaje të kaltra ose të kuqe që përputhen me linjat e sipërpërmendura. Opsionet janë të kufizuara, por të paktën nuk janë si në rastin e modelit Z06, i cili në Japoni shitet vetëm në ngjyrë të zezë.

Corvette Limited Sport Style Edition fokusohet më shumë në pamjen e brendshme. Nuk ka linja “garash” dhe klientët mund të zgjedhin ngjyrën e trupit të verdhë ose të zezë. Sediljet janë të veshura me lëkurë Nappa, ndërsa kontrastin e bëjnë rripat e verdhë të sigurimit.

Corvette Limited Racing Style Edition kushton rreth 105,000 dollarë për variantin e bardhë Coupe 2LT, ose rreth 129,000 dollarë për Corvette të zezë të konvertueshme.

Ata që duan Corvette Limited Sport Style Edition duhet të paguajnë një minimum prej 103,585 dollarë për modelin e verdhë Corvette Coupe 2LT, ose një maksimum prej 128,250 dollarë për kabrioletin e verdhë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE

Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE

Auto
Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

Auto
Kalo në kategori