LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet Corvett ZR1 që lansohet gjatë vitit që vjen, kapet duke u testuar në pistë (Video)

Chevrolet Corvett ZR1 që lansohet gjatë vitit që vjen, kapet duke u testuar në pistë (Video)

Me këtë model, Chevrolet pritet të rivalizojë Porsche 911 GT2 RS.

Makina superlative Corvette që vjen gjatë vitit që vjen, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e kapë për 2.8-sekonda, që është shpejtësi shumë e lartë, transmeton Telegrafi. Deri më tani, ZR1 e ka mundur Ford GT dhe është në përpjekje për diçka të nivelit më të lartë. Modeli i ri është parë duke shpejtuar në Nurburgring të Gjermanisë, gjë që nuk është aspak befasi. Pasi ka motorin me 755 kuajfuqi, kjo makinë duhet të testohet vetëm në pistat speciale.


Derisa Camaro ZL 1LE kaloi një xhiro për 17:16.04, Corvette Z06 ishte për dy sekonda më i shpejtë. Statistikat pritet të ndryshojnë për të mirë te ZR1, në mënyrë që të konkurrojë me Porsche 911 GT2 RS si dhe Lamborghini Huracan. /Telegrafi/