Chelsea e ka humbur finalen e Carabao Cup nga Liverpooli me rezultat 1-0.

Blutë kishin mundësi që të shënonin së paku katër gola në këtë takim, por Conor Gallagher, Cole Palmer dhe lojtarë të tjerë dështuan të shënonin.


Në anën tjetër, Liverpooli po ashtu kishte raste të mira shënimi, ndërsa Virgil van DIjk ishte heroi i The Reds kur shënoi në minutën e 118-të.

Por, me këtë disfatë në Wembley, Chelsea ka vendosur një rekord negativ.

Skuadra londineze është bërë e para që dështon të fitojë gjashtë finale radhazi.

Finalet e humbura nga Chelsea ndër vite:

Carabao Cup 2019 FA Cup 2020 FA Cup 2021 Carabao Cup 2022 FA Cup 2022 Carabao Cup 2024. /Telegrafi/

telegrafi sport app