Jasper Cillessen është rikthyer në radarin e klubit anglez, Chelsea.

Blutë janë duke u përgatitur për largimin e Thibaut Courtois, me Real Madridin e lidhur ngushtë me reprezentuesin e Belgjikës.


Kështu, drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge janë në treg për të gjetur një zëvendësues ideal të belgut.

Sipas mediumit Transfermarketweb, Chelsea ka kthyer vëmendjen e tyre te portieri i Barcelonës, Cillessen.

Cillessen 2 Jasper Cillessen (Getty Images)

E gjithë kjo pasi drejtuesit e klubit londinez janë në kërkim për një numër të ri në portën e tyre për sezonin e ri.

Maurizio Sarri po e vështron Cillessenin si zëvendësim, me portierin holandez të etur për më shumë futboll pasi luajti si zgjedhje e dytë e Marc-Andre Ter Stegen në Camp Nou.

Cillessen është lidhur edhe me një transferim te Roma si zëvendësues i Alisson Becker, por tani ka më pak gjasa pasi italianët kanë transferuar suedezin Robin Olsen.

Në anën tjetër, Chelsea gjatë ditës ka transferuar portierin veteran anglez, 38-vjeçarin Robert Green, i cili shihet si portier i tretë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app