Chelsea ka një objektiv ambicioz në afatin kalimtar të verës pasi dëshiron të sjellë anësorin e Reali Madridit, Rodrygo. 

Përkatësisht, skuadra nga “Stamford Bridge” është e gatshme t'i ofrojë Real Madridit plotë 120 milionë euro për përfaqësuesin brazilian, kontrata e së cilës me klubin mbretëror është e detyrueshme deri në qershor të vitit 2028. 


Braziliani ka shënuar 13 gola dhe 10 asistime në të gjitha garat këtë sezon, por minutat e tij po pakësohen pasi Vinicius dhe Kylian Mbappe i kanë garantuar vendet në sulm. 

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca ka një vizion për të krijuar një treshe sulmuese që mund të konkurrojë me më të mirët në Ligën Premier dhe Ligës së Kampionëve, të përbërë nga Rodrygo, Cole Palmer dhe Nico Jackson. 

Klubi londinez është në vendin e katërt të Ligës Premier me shtatë xhiro para përfundimit të Ligës Premier dhe pesë skuadrat më të mira do të fitojnë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 

Liverpooli dhe Arsenali kanë ecur përpara, ndërsa Nottingham Forest, Chelsea, Newcastle, Manchester City dhe Aston Villa po luftojnë për tre vendet e mbetura që çojnë në Ligën e Kampionëve. 

Kujtojmë se Rodrygo mbërriti te Reali në verën e vitit 2019 nga Santos në një transferim prej 45 milionë eurosh. /Telegrafi/  

telegrafi sport app