Chelsea mund të përdorë Michy Batshuayi si një hap të madh në një marrëveshje për yllin amerikan të Borussia Dortmundit, Christian Pulisic.

Dortmundi është i gatshëm të bëjë një ofertë për Batshuayi, i cili ka impresionuar që kur u bashkua në fund të janarit nga Chelsean në huazim.


Sulmuesi belg ka shënuar pesë gola në tre ndeshje dhe ka bindur menjëherë drejtuesit e klubit milioner gjerman.

Chelsea refuzoi të shesë sulmuesin reprezentuesin e Belgjikës në janar, por mund të jetë i hapur për të negociuar largimin e Batshuayi në verë.

christian pulisic Pulisic është shumë i kërkuar në Evropë (Getty Images)

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Blutë do t'ia hapnin derën largimit të belgut në rast se lejohen të nënshkruajnë me amerikanin Pulisic.

Reprezentuesi i SHBA-ve konsiderohet si një nga adoleshentët më të talentuar në futbollin botëror në këtë moment dhe interesimi për të është i madh.

Pulisic ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Manchester United dhe Liverpool që kanë bërë hetimet e para për të, pasi amerikani është i aftë të luaj në tri pozitat pas sulmuesit kryesor.

Klubi gjerman, Dortmund, mendohet se kërkon së paku 100 milionë euro për shërbimet e tij, por në rast përfshirje të Batshuayit në ofertë, ky çmim mund të përgjysmohet. /Telegrafi/

telegrafi sport app