LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Arsenal kanë shitur së bashku vetëm 6,000 bileta – klubet do t’ia kthejnë pjesën tjetër UEFA-s

Chelsea dhe Arsenal kanë shitur së bashku vetëm 6,000 bileta – klubet do t’ia kthejnë pjesën tjetër UEFA-s

Finalja e Ligës së Evropës në Azerbajxhan pritet të sjellë një numër të madh problemesh.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin olimpik të Baku – një stadium me kapacitet prej 68.700 shikues.

Pavarësisht kapacitetit të madh, Chelseat dhe Arsenalit iu dhanë vetëm nga 6.000 bileta.


Stadiumi Olimpik në Baku

Megjithatë, të dy klubet nuk kanë qenë në gjendje t’i shesin as këtë numër.

Finalja që askush nuk po shkon ta shikojë – Arsenali dhe Chelsea hasin në vështirësi që t’i shesin biletat që iu takojnë
Lexo po ashtu Finalja që askush nuk po shkon ta shikojë – Arsenali dhe Chelsea hasin në vështirësi që t’i shesin biletat që iu takojnë

Kjo pasi për të shkuar në Baku, do t’u kushtonte tifozëve deri në 1,000 euro, me fluturimet dhe akomodime së bashku.  Për t’i bërë gjërat edhe më keq, nuk ka fluturime direkt në Baku.

Trofeu i Ligës së Evropës

Si rezultat, të dy klubet kanë luftuar për të shitur bileta, por nuk ia kanë arritur.

Sipas Sky Sports, 4.000 tifozë të Arsenalit pritet të bëjnë udhëtimin, ndërsa Chelsea ka shitur vetëm 2.000.

Të dy klubet tani kanë kthyer pjesën tjetër të biletave të pashitura në UEFA, që do të thotë se ka gjasë që vetëm 6.000 tifozë anglezë të jenë në stadium.

Me gjasë biletat do tu shiten vendasve që pritet t’i mbushin shkallët e stadiumit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori