Një ‘screenshot’ po bëhet viral pasi ChatGPT refuzoi të ndihmonte një student gjatë asaj që dukej si një provim.

Studenti kishte bërë foto një pyetje në kimi në lidhje me elektronet e valencës së azotit dhe lidhjen jonike, duke shpresuar të merrte përgjigjen.


Por në vend që ta zgjidhte, ChatGPT kundërshtoi.



Tha se përdoruesi dukej se ishte në një provim, kështu që nuk mund të jepte përgjigjen.

Pra, ChatGPT e njohu mjedisin e provimit, shmangu ndihmën me kopjimin dhe e ridrejtoi studentin drejt të nxënit. /Telegrafi/